Asistente Finance & Arke
Asistente Finance & Arke
- 1 Vende Pune
- 75 Shikime
Oferta e pagës
60,000 Lek - 70,000 Lek /mujore
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Po kërkojmë të bëjmë pjesë të ekipit tonë një Asistente Finance/Arke
Përgjegjësitë kryesore:
- Regjistrimi i faturave të blerjes dhe shitjes në programin Financa 5.
- Asistimi në përgatitjen e raporteve dhe evidencave financiare.
- Rakordimi i bankës, arkës dhe dokumentacionit financiar sipas udhëzimeve.
- Organizimi, sistemimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar.
- Mbështetje në proceset e fiskalizimit dhe deklarimeve tatimore.
- Bashkëpunim i vazhdueshëm me departamentin e financës për përmbushjen e detyrave të përditshme.
Kërkesat:
- Diplomë në Financë ose Kontabilitet.
- Minimumi 1 vit eksperiencë në një pozicion të ngjashëm.
- Njohuri shumë të mira të programit Financa 5.
- Njohuri të mira të MS Excel.
- Njohuri bazë të legjislacionit financiar dhe fiskal.
- Aftësi të mira organizative, korrektësi, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
Ne ofrojmë:
- Pagë 60.000 ALL - 70.000 ALL (Rivleresimi i pare pas muajit të tretë të punës)
- Ambient profesional dhe mbështetës pune.
- Mundësi reale për zhvillim dhe rritje profesionale.
Shënim: Të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga faza e parë e intervistave do t'i nënshtrohen një testi praktik në MS Excel dhe Financa 5.
Aftësi
Fjale Kyçe
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
Asistent/e Shitje ne Showroom
Smart Home Albania 1. Tirana,
1. Tirana,
60,000 Lek - 70,000 Lek /mujore
3 javë më parë
1 muaj më parë