Koordinator/e Shitje

Koordinator/e Shitje

  •   1 Vende Pune
  • 135 Shikime

Oferta e pagës

80,000 Lek - 100,000 Lek /mujore

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Koordinatorja e Shitjeve siguron që procesi i shitjes të zhvillohet pa probleme, duke koordinuar komunikimin mes klientëve dhe departamenteve të kompanisë, si shitjet, magazina, financa dhe ekipet teknike.

Kordinator/e Shitje


Përgjegjësitë   
- Koordinon procesin e porosive nga momenti i kërkesës deri në përfundimin e tyre.   
- Përgatit ofertat dhe dokumentacionin e nevojshëm për shitjen.   
- Ndjek ecurinë e porosive dhe sigurohet që ato realizohen në kohë.   
- Bashkëpunon me magazinën për disponueshmërinë dhe lëvizjen e produkteve.   
- Bashkëpunon me financën për dokumentacionin dhe proceset që lidhen me klientët.   
- Koordinon me ekipet teknike për planifikimin e instalimeve dhe realizimin e punimeve.   
- Komunikon rregullisht me klientët dhe u ofron mbështetje gjatë procesit të shitjes.   
- Mbledh dhe përcjell komentet ose kërkesat e klientëve tek departamentet përkatëse.   
- Bashkëpunon me të gjitha departamentet për të zgjidhur problematikat që lidhen me porositë.   
- Kryen detyra të tjera operative që lidhen me koordinimin e procesit të shitjes.   

Kualifikimet   
- Minimumi 3 vite eksperiencë në koordinim ose logjistikë të brendshme.   
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të prioriteteve.   
- Komunikim i shkëlqyer dhe orientim ndaj klientit.   
- Aftësi për të koordinuar disa procese njëkohësisht.   
- Njohuri të Microsoft Office (Excel, Word, Outlook).   
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndërtuar bashkëpunim ndërdepartamental.   

Aftësi Personale   
- Organizim dhe vëmendje ndaj detajeve.   
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi.   
- Zgjidhje problemesh dhe mendim praktik.   
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një mjedis dinamik.   
- Orientim drejt rezultateve dhe cilësisë së shërbimit.   

Nëse organizimi, komunikimi dhe koordinimi janë pikat e tua të forta   
📩 Apliko Online dhe bëhu pjesë e një kompanie që është lider në sektorin e saj dhe që po rritet cdo ditë.  

  • Shpërndaj postimin: