Inxhinier Elektrik - Menaxhim Projektesh

Inxhinier Elektrik - Menaxhim Projektesh

  •   1 Vende Pune
  • 81 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Në kuadër të zgjerimit të Departamentit të Projekteve, Smart Home Albania kërkon 2 Inxhinierë Elektrikë për menaxhimin dhe realizimin e projekteve të automatizimit. Roli përfshin ndjekjen e plotë të projektit, nga analizimi i kërkesave dhe hartimi i zgjidhjes teknike deri te programimi, konfigurimi, testimi dhe dorëzimi i sistemit.

Përgjegjësitë kryesore
Analizimi i projekteve dhe kërkesave teknike të klientit;
Hartimi i zgjidhjeve për sistemet Smart Home dhe Building Automation;
Planifikimi dhe koordinimi i fazave të projektit, afateve dhe burimeve;
Përgatitja e dokumentacionit, skemave dhe specifikimeve teknike;
Koordinimi i punimeve me ekipet teknike dhe bashkëpunëtorët e projektit;
Programimi dhe konfigurimi i sistemeve të automatizimit sipas funksioneve të përcaktuara në projekt;
Integrimi i ndriçimit, grilave, HVAC, sigurisë dhe sistemeve të tjera;
Testimi, diagnostikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike;
Prezantimi dhe dorëzimi i sistemit te klienti;
Mbështetja teknike pas përfundimit të projektit.

Kërkesat
Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
Eksperiencë në menaxhimin ose realizimin e projekteve teknike;
Njohuri në programim dhe konfigurim të sistemeve të automatizimit;
Aftësi për të lexuar dhe përgatitur skema elektrike dhe dokumentacion teknik;
Njohja e sistemeve KNX, BMS, Smart Home ose protokolleve të ngjashme përbën avantazh;
Njohuri të AutoCAD-it dhe programeve teknike;
Njohuri të gjuhës angleze;
Aftësi organizative, analitike dhe komunikuese;
Patentë kategoria B.

Çfarë ofrojmë
Përfshirje në projekte të avancuara automatizimi;
Zhvillim profesional përmes trajnimeve teknike dhe certifikimeve;
Rritje profesionale;
Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues;
Pagë sipas eksperiencës + bonuse dhe përfitime të tjera.

  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme

Menaxher/e Shitje Showroom

Smart Home Albania Komuna e Parisit, Tiranë

Komuna e Parisit, Tiranë

Paga e negociueshme

Koordinatore Shitje

Smart Home Albania Komuna e Parisit, Tiranë

Komuna e Parisit, Tiranë

Paga e negociueshme

2 Aplikim(e)

Ndihmës Magazinier (Shofer)

Smart Home Albania Selitë, Tiranë

Selitë, Tiranë

70,000 Lek /mujore

2 Aplikim(e)

Specialiste Finance & Arke

Smart Home Albania Komuna e Parisit, Tiranë

Komuna e Parisit, Tiranë

60,000 Lek /mujore