Marketing Lead

Marketing Lead

  •   1 Vende Pune
  • 18 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Smart Home Albania kërkon të shtojë në ekip një Marketing Lead, i cili do të jetë përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe zbatimin e strategjisë së marketingut të kompanisë. Ky rol do të drejtojë aktivitetet e marketingut, do të koordinojë ekipin dhe bashkëpunëtorët e jashtëm, si dhe do të sigurojë zhvillimin dhe forcimin e vazhdueshëm të markës në të gjitha kanalet.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Harton dhe zbaton strategjinë vjetore dhe mujore të marketingut.
  • Planifikon dhe monitoron kalendarin e aktiviteteve dhe fushatave marketing.
  • Menaxhon dhe koordinon punën e Content Creator/Social Media Specialist.
  • Koordinon Graphic Designer-in, videografët dhe bashkëpunëtorët e jashtëm.
  • Organizon evente, panaire, prezantime produktesh dhe aktivitete promocionale.
  • Zhvillon dhe mirëmban bashkëpunime me partnerë, media dhe palë të treta.
  • Planifikon dhe administron buxhetin e marketingut.
  • Monitoron performancën e fushatave marketing dhe përgatit raporte periodike.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentin e shitjeve për mbështetjen e objektivave komerciale.
  • Siguron që komunikimi dhe identiteti vizual i kompanisë të jenë konsistentë në të gjitha kanalet.
  • Analizon tregun, konkurrencën dhe identifikon mundësi të reja për zhvillimin e markës.
  • Menaxhon marrëdhëniet me agjenci marketingu, media dhe furnitorë të shërbimeve kreative.
  • Ndjek KPI-të e departamentit dhe propozon iniciativa për përmirësimin e rezultateve.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Komunikim ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 4 vite eksperiencë në marketing.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në menaxhimin e projekteve ose ekipeve.
  • Eksperiencë në organizimin e eventeve dhe menaxhimin e bashkëpunimeve me partnerë.
  • Njohuri të mira të marketingut dixhital dhe platformave sociale.
  • Përvojë në planifikimin dhe menaxhimin e buxheteve.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Njohuri të paketës Microsoft Office; njohja e platformave të marketingut dhe mjeteve analitike përbën avantazh.

Aftësitë

  • Lidership dhe menaxhim ekipi.
  • Mendim strategjik dhe orientim drejt rezultateve.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe planifikuese.
  • Komunikim dhe negociim profesional.
  • Kreativitet dhe iniciativë.
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.
  • Vendimmarrje dhe zgjidhje problemesh.

Ne Ofrojmë

  • Mundësi zhvillimi profesional në kompaninë lider në fushën e Smart Home dhe Smart Building në Shqipëri.
  • Ambient pune profesional dhe mbështeteës.
  • Trajnime të vazhdueshme.
  • Përfshirje në projekte inovative dhe evente kombëtare e ndërkombëtare.
  • Pagese bazuar në eksperiencë dhe performancë.
  • Shpërndaj postimin: