Asistent/e Blerje

Asistent/e Blerje

  •   1 Vende Pune
  • 76 Shikime

Oferta e pagës

70,000 Lek - 120,000 Lek /mujore

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Smart Home Albania është në kërkim të një Asistent/e Blerje të organizuar dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati do të mbështesë procesin e blerjeve, komunikimin me furnitorët dhe administrimin e dokumentacionit përkatës.

ASISTENT/E BLERJE

Asistent/e Blerje  
(Purchasing Assistant)

Kompania: Smart Home Albania  
Vendndodhja: Komuna e Parisit, Tiranë  
Lloji i Punës: Kohë e plotë | Full-time  
Eksperienca: Preferohet eksperiencë në administratë, blerje ose logjistikë

Detyrat Kryesore

• Ndjekja e porosive dhe komunikimi me furnitorët.  
• Mbajtja dhe përditësimi i dokumentacionit të blerjeve.  
• Përgatitja dhe krahasimi i ofertave.  
• Përditësimi i listave të produkteve dhe çmimeve.  
• Bashkëpunimi me departamentet e tjera për nevojat e furnizimit.  
• Përgatitja e raporteve dhe të dhënave bazë në Excel.  
• Detyra të tjera administrative sipas nevojave të departamentit.

Kualifikimet

• Diplomë universitare ose student në vitet e fundit në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.  
• Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.  
• Njohuri të gjuhës angleze.  
• Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.  
• Aftësi komunikimi dhe pune në ekip.  

Çfarë Ofrojmë

• Pagë 70.000 ALL - 120.000 ALL (në bazë të eksperiencës, rivlerësimi i parë pas muajit të tretë të punës)  
• Trajnim të vazhdueshëm në fushën e blerjeve dhe supply chain.  
• Mundësi zhvillimi drejt pozicioneve Purchasing Specialist dhe Procurement Manager.  
• Ambient pune profesional dhe mbështetës.  
• Ekspozim ndaj projekteve dhe teknologjive më të avancuara Smart Home.  
 

Kandidatët e përzgjedhur pas fazës së parë të intervistave do të zhvillojnë  një test  praktik në Excel.

Në këtë pozicion do të vlerësohen veçanërisht kandidatët që demonstrojnë logjikë të fortë numerike dhe njohuri të mira të gjuhës angleze, pasi këto janë elemente të rëndësishme për menaxhimin e proceseve të blerjeve dhe komunikimin me furnitorët.

Aftësi
Microsof Office Anglisht
  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
28 Aplikim(e)

Asistent/e Shitje ne Showroom

Smart Home Albania 1. Tirana,

1. Tirana,

60,000 Lek - 70,000 Lek /mujore

2 Aplikim(e)

Magazinier

Smart Home Albania 1. Tirana,

1. Tirana,

Paga e negociueshme

Full Time