Magazinier

Magazinier

  •   1 Vende Pune
  • 5 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Magazinieri është përgjegjës për pranimin, sistemimin, ruajtjen dhe dorëzimin e mallrave, duke garantuar saktësinë e stokut, mirëmbajtjen e produkteve dhe funksionimin e rregullt të magazinës.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Pranon dhe kontrollon mallrat që hyjnë në magazinë.
  • Verifikon sasitë, kodet dhe gjendjen fizike të produkteve kundrejt dokumentacionit.
  • Sistemon dhe etiketon produktet sipas kategorive dhe vendndodhjeve përkatëse.
  • Përgatit porositë për klientët, showroom-et dhe ekipet e projekteve.
  • Kryen daljet e mallrave vetëm në bazë të dokumentacionit përkatës.
  • Regjistron me saktësi hyrjet, daljet dhe lëvizjet e produkteve.
  • Monitoron gjendjen e stokut dhe raporton mungesat ose mospërputhjet.
  • Merr pjesë në inventarët periodikë dhe rakordimin fizik të magazinës.
  • Raporton menjëherë produktet e dëmtuara, të humbura ose të kthyera.
  • Kujdeset për paketimin dhe mbrojtjen e produkteve gjatë magazinimit dhe transportit.
  • Mban magazinën të pastër, të organizuar dhe të sigurt.
  • Bashkëpunon me departamentet e Financës, Blerjeve, Shitjeve dhe Projekteve.
  • Respekton procedurat e kompanisë dhe rregullat e sigurisë në punë.

Kriteret e kërkuara

  • Arsim i mesëm; arsimi profesional përbën avantazh.
  • Preferohet të paktën 1 vit eksperiencë në magazinë ose logjistikë.
  • Aftësi për të administruar dhe kontrolluar stokun.
  • Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të magazinës.
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe gatishmëri për punë në grup.
  • Aftësi për punë fizike dhe lëvizjen e kontrolluar të mallrave.
  • Patentë e kategorisë B përbën avantazh.

Çfarë ofrojmë

  • Punësim të qëndrueshëm dhe kontratë të rregullt pune.
  • Pagë konkurruese në përputhje me eksperiencën.
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Trajnim për produktet dhe procedurat e magazinës.


    Aplikoni ne hr@smarthome.al

  • Shpërndaj postimin: