Specialiste Finance
Specialiste Finance
- 1 Vende Pune
- 67 Shikime
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Smart Home Albania kërkon të punësojë një Specialiste Finance, përgjegjës/e për ndjekjen e proceseve financiare, kontrollin e kostove dhe përgatitjen e raporteve financiare të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore
- Regjistron dhe kontrollon faturat e blerjes dhe shitjes në Financa 5;
- Përgatit raporte periodike mbi të ardhurat, shpenzimet, kostot dhe marzhin e fitimit;
- Kryen rakordimin e bankave, arkës, klientëve dhe furnitorëve;
- Monitoron detyrimet, arkëtimet dhe afatet e pagesave;
- Kontrollon gjendjen e magazinës, hyrje-daljet dhe transferimet ndërmjet magazinave;
- Përllogarit dhe kontrollon kostot e mallrave të importuara;
- Kontrollon dokumentacionin financiar të importit, transportit dhe doganës;
- Monitoron kostot dhe shpenzimet sipas projekteve;
- Identifikon mospërputhjet financiare dhe ndjek korrigjimin e tyre;
- Bashkëpunon me departamentet e shitjes, blerjes, magazinës dhe projekteve;
- Administron dhe arkivon dokumentacionin financiar.
Kërkesat
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
- Minimumi 3 vite eksperiencë në financë ose kontabilitet;
- Eksperiencë në kompani ndërtimi, import-eksporti ose distribucioni;
- Përdorim shumë i mirë i programit Financa 5 - kriter i detyrueshëm;
- Eksperiencë në përgatitjen dhe analizimin e raporteve financiare;
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel-it;
- Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe respektim i afateve;
- Integritet dhe konfidencialitet.
Çfarë ofrojmë
- Punësim me kohë të plotë;
- Pagë në përputhje me eksperiencën;
- Ambient profesional dhe dinamik pune;
- Mundësi zhvillimi profesional.
Fjale Kyçe
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
3 orë më parë
Inxhinier Elektrik (Menaxhim Projekti - Automation)
Smart Home Albania 1. Tirana,
1. Tirana,
Paga e negociueshme