Inventarizues ne Magazine

Inventarizues ne Magazine

  •   1 Vende Pune
  • 56 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Qëllimi i pozicionit Inventarizuesi është përgjegjës për kontrollin, numërimin, regjistrimin dhe rakordimin e gjendjes fizike të produkteve në magazinë, duke garantuar saktësinë e të dhënave të inventarit dhe identifikimin në kohë të diferencave.

Përgjegjësitë kryesore

  • Kryen inventarizimin periodik dhe fizik të produkteve në magazinë.
  • Numëron dhe kontrollon produktet sipas artikullit, kodit, sasisë dhe kategorisë.
  • Verifikon përputhjen midis gjendjes fizike dhe të dhënave në sistem.
  • Evidenton diferencat e konstatuara gjatë procesit të inventarizimit.
  • Raporton mungesat, tepricat, dëmtimet apo problematikat e identifikuara.
  • Kontrollon etiketimin dhe sistemimin e produkteve në magazinë.
  • Bashkëpunon me magazinierët dhe Menaxherin e Magazinës për verifikimin e diferencave.
  • Hedh dhe/ose plotëson të dhënat e inventarit në dokumentacionin përkatës.
  • Ndihmon në rakordimin e rezultateve të inventarit dhe përgatitjen e raporteve.
  • Respekton procedurat e kompanisë për inventarizimin, lëvizjen dhe administrimin e mallrave.
  • Kujdeset për saktësinë dhe konfidencialitetin e të dhënave të inventarit.
  • Merr pjesë në inventarizime të jashtëzakonshme sipas nevojave të kompanisë.
  • Saktësia e numërimit dhe regjistrimit të produkteve.
  • Identifikimi dhe raportimi në kohë i diferencave të inventarit.
  • Respektimi i procedurave dhe afateve të inventarizimit.
  • Ruajtja dhe administrimi korrekt i dokumentacionit të inventarit.
  • Shpërndaj postimin: