Ekonomiste

Ekonomiste

  •   1 Vende Pune
  • 49 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Afati i aplikimit

31-tet-2026

Përshkrimi i Punës

Kërkohet një Ekonomiste për showroom-in Brunes në Shkodër, e cila do të jetë përgjegjëse për administrimin dhe kontrollin e proceseve financiare dhe ekonomike të showroom-it, me fokus të veçantë në përdorimin dhe menaxhimin e të dhënave në Microsoft Dynamics 365 Finance.

Përgjegjësitë kryesore​

  • Regjistrimi dhe kontrolli i transaksioneve financiare dhe ekonomike në Microsoft Dynamics 365 Finance.
  • Menaxhimi dhe verifikimi i faturave të shitjes dhe blerjes.
  • Regjistrimi dhe kontrolli i arkëtimeve dhe pagesave.
  • Ndjekja e llogarive të klientëve dhe furnitorëve.
  • Kontrolli i dokumentacionit financiar dhe përputhja e tij me transaksionet e regjistruara në sistem.
  • Kryerja e rakordimeve bankare dhe kontrolli i lëvizjeve të arkës.
  • Ndjekja e gjendjes së arkës dhe bankës së showroom-it.
  • Kontrolli dhe rakordimi i të dhënave të shitjeve me të dhënat financiare në Dynamics 365.
  • Mbështetja në proceset e inventarit dhe rakordimi i të dhënave të stokut me dokumentacionin financiar.
  • Administrimi dhe ruajtja e dokumentacionit financiar sipas procedurave të kompanisë.
  • Bashkëpunimi me departamentin qendror të financës për rakordime, kontrolle dhe raportime.


 

Kualifikimet dhe kërkesat​

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë pune në financë/kontabilitet, preferohet në kompani tregtare ose retail.
  • Eksperiencë me Microsoft Dynamics 365 Finance do të konsiderohet kërkesë shumë e rëndësishme.
  • Njohuri të mira të parimeve të kontabilitetit dhe proceseve financiare.
  • Njohuri të mira të Microsoft Excel.
  • Aftësi të mira analitike dhe numerike.
  • Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të menaxhuar dokumentacion dhe për të respektuar afatet.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Njohuri të legjislacionit fiskal dhe kontabël shqiptar.
  • Shpërndaj postimin: