Inxhinier Elektrik (Menaxhim Projekti - Automation)

Inxhinier Elektrik (Menaxhim Projekti - Automation)

  •   1 Vende Pune
  • 59 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

DETYRAT

  • Menaxhon portofolin e projekteve.
  • Ndjek procesin teknik pas konfirmimit të projektit dhe është përgjegjës deri në dorëzimin përfundimtar.
  • Koordinon dhe siguron cilësinë e punës së ekipeve të instalimit.
  • Trajnon klientin për sistemet e instaluara.
  • Mban kontakt me klientët edhe pas dorëzimit të projektit për të siguruar që gjithçka është e qartë dhe funksionale për ta.
  • Rraporton pranë drejtuesit të departamentit.

 

KUALIFIKIMET

  • Diplomë në Inxhinieri Elektrike.
  • 2–3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Leje drejtimi.
  • Eksperiencë në menaxhimin e projekteve në terren.
  • Aftësi për të zgjidhur probleme dhe për të koordinuar ndërmjet palëve.
  • Eksperienca në kompani me profil të ngjashëm ose njohuri mbi sistemet Smart Home konsiderohet avantazh.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

 

ÇFARË OFROJMË:

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe rritje brenda një kompanie inovative me potencial të madh.
  • Ambient pune dinamik me mbështetje për zhvillimin e aftësive drejtuese dhe menaxheriale.
  • Pagë konkurruese e shoqëruar me bonuse për performancë dhe projekte.
  • Automjet i kompanisë.
  • Trajnime të vazhdueshme për zgjerimin e njohurive dhe aftësive.
  • Shpërndaj postimin: