Specialist Burime Njerezore
Specialist Burime Njerezore
- 1 Vende Pune
- 81 Shikime
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Qëllimi i Pozicionit Specialisti/ja i/e Burimeve Njerëzore është përgjegjës/e për administrimin e proceseve të përditshme të HR, duke përfshirë administrimin e dokumentacionit të punonjësve, listëprezencat, kontratat e punës dhe proceset e rekrutimit, në përputhje me politikat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
Administron dokumentacionin e punonjësve dhe mirëmban dosjet personale.
Përgatit, administron dhe përditëson kontratat e punës dhe aktet përkatëse.
Përgatit dhe kontrollon listëprezencat mujore të punonjësve.
Ndjek mungesat, lejet vjetore, raportet mjekësore dhe ndryshimet në oraret e punës.
Mbledh dhe verifikon të dhënat e nevojshme për përpunimin e pagave.
Ndjek proceset e hyrjeve, lëvizjeve dhe daljeve të punonjësve.
Përgatit dokumentacionin për fillimin dhe përfundimin e marrëdhënieve të punës.
Koordinon procesin e rekrutimit nga identifikimi i nevojës deri në përzgjedhjen dhe punësimin e kandidatit.
Përgatit dhe publikon njoftimet e vendeve vakante në kanalet përkatëse.
Kryen screening-un e CV-ve dhe koordinon intervistat me kandidatët dhe drejtuesit përkatës.
Mban dhe përditëson databazën e kandidatëve.
Komunikon me kandidatët gjatë gjithë procesit të rekrutimit dhe koordinon procesin e ofertimit.
Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për onboarding dhe integrimin e punonjësve të rinj.
Përditëson të dhënat e punonjësve në sistemet dhe databazat e HR.
Siguron administrimin e dokumentacionit të HR në mënyrë të saktë dhe konfidenciale.
Siguron respektimin e politikave të kompanisë dhe legjislacionit të punës.
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
5 ditë më parë
1 muaj më parë
1 muaj më parë
1 muaj më parë
1 muaj më parë