Arkitekte Showroom, VLORE

Arkitekte Showroom, VLORE

  •   1 Vende Pune
  • 76 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Të ofrojë konsulencë profesionale për klientët në projektimin dhe arredimin e ambienteve, duke zhvilluar zgjidhje funksionale dhe estetike, si dhe duke mbështetur procesin e shitjes së produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Pret dhe asiston klientët në showroom, duke identifikuar nevojat dhe preferencat e tyre.
  • Ofron konsulencë profesionale për arredimin dhe organizimin e ambienteve të banimit ose komerciale.
  • Harton projekte dhe vizualizime sipas kërkesave të klientëve duke përdorur programet përkatëse.
  • Përgatit preventivë, oferta dhe konfigurime produktesh në përputhje me projektin e miratuar.
  • Bashkëpunon me departamentet e shitjes, porosive, logjistikës dhe montimit për realizimin e projekteve.
  • Kryen matje në ambientet e klientëve, kur është e nevojshme.
  • Ndjek ecurinë e projektit deri në përfundimin e tij, duke garantuar cilësi dhe respektim të afateve.
  • Prezanton koleksionet, materialet, ngjyrat dhe zgjidhjet teknike të ofruara nga kompania.
  • Siguron që showroom-i të jetë i organizuar dhe i ekspozuar sipas standardeve të kompanisë.
  • Përditësohet vazhdimisht mbi koleksionet e reja, trendet e dizajnit të brendshëm dhe produktet e kompanisë.
  • Respekton procedurat e kompanisë dhe standardet e shërbimit ndaj klientit.
  • Kryen detyra të tjera të lidhura me pozicionin sipas kërkesës së eprorit.
  • Shpërndaj postimin: