Konsulente ne Showroom Sarande

Konsulente ne Showroom Sarande

  •   1 Vende Pune
  • 12 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Qëllimi i pozicionit​ Të ofrojë një eksperiencë profesionale dhe cilësore për klientët në showroom, duke i këshilluar në përzgjedhjen e produkteve dhe duke kontribuar në arritjen e objektivave të shitjes.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Pret dhe mirëpret klientët në showroom.
  • Identifikon nevojat e klientëve dhe ofron këshillim profesional për produktet.
  • Prezanton karakteristikat, funksionalitetin dhe avantazhet e produkteve.
  • Përgatit oferta, preventivë dhe porosi sipas procedurave të kompanisë.
  • Ndjek procesin e porosisë deri në përfundimin e saj dhe mban komunikim të vazhdueshëm me klientin.
  • Bashkëpunon me departamentet e magazinës, logjistikës dhe financës për realizimin korrekt të porosive.
  • Siguron që showroom-i të jetë i organizuar, i pastër dhe produktet të jenë të ekspozuara sipas standardeve të kompanisë.
  • Informohet dhe përditësohet vazhdimisht mbi produktet, koleksionet e reja dhe politikat tregtare.
  • Administron dokumentacionin dhe sistemin e shitjeve në mënyrë të saktë.
  • Kontribuon në arritjen e objektivave mujore të shitjes.
  • Respekton politikat, procedurat dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.
  • Kryen detyra të tjera të lidhura me pozicionin, sipas kërkesës së eprorit.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
  • Orientim i lartë ndaj klientit.
  • Aftësi për të kuptuar nevojat e klientëve dhe për të ofruar zgjidhje.
  • Aftësi organizative dhe menaxhim i kohës.
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
  • Aftësi për të punuar në ekip.
  • Prezantim profesional dhe etikë e lartë në komunikim.
  • Orientim drejt rezultateve dhe objektivave të shitjes.
  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme

Menaxher Finance Durres

Brunes shpk 2. Durrësi,

2. Durrësi,

Paga e negociueshme

Full Time, Pune ne Zyre

6 Aplikim(e)

Punetor Magazine

Brunes shpk 1. Tirana,

1. Tirana,

Paga e negociueshme

Full Time