MENAXHER/E KATEGORIE – RETAIL
MENAXHER/E KATEGORIE – RETAIL
- 1 Vende Pune
- 43 Shikime
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Kalaja Talent Consulting, për një nga kompanitë tona bashkëpunëtore në sektorin Retail, po kërkon profesionistë me eksperiencë për 4 pozicione vakante:
🔹 Menaxher/e Kategorie – Food (Produkte Ushqimore)
🔹 Menaxher/e Kategorie – Non-Food (Produkte Joushqimore)
🔹 Menaxher/e Kategorie – Fresh (Produkte të Freskëta)
🔹 Menaxher/e Kategorie – Tekstile
📍 Vendndodhja: Autostrada Tiranë–Durrës
🏢 Departamenti: Komercial
🎯 Përgjegjësitë kryesore:
- Zhvillimi i strategjisë dhe planit të biznesit për kategorinë përkatëse.
- Analizimi i tregut, konkurrencës, shitjeve dhe fitimprurjes.
- Përzgjedhja e produkteve dhe furnitorëve.
- Negocimi i çmimeve, kontratave dhe kushteve të furnizimit.
- Planifikimi i promocioneve dhe organizimi i vendosjes së produkteve në rafte.
- Koordinimi me departamentet dhe dyqanet për disponueshmërinë e produkteve dhe arritjen e objektivave.
🔎 Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare, preferohet në Administrim Biznesi ose Marketing.
- Eksperiencë në pozicione të ngjashme në sektorin Retail.
- Aftësi shumë të mira negocimi, analize dhe vendimmarrjeje.
- Njohuri të mira të Microsoft Office dhe gjuhës angleze.
- Njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh.
- Përgjegjshmëri, iniciativë dhe orientim drejt rezultateve.
💼 Nëse keni eksperiencë në menaxhimin e kategorive të produkteve dhe dëshironi të zhvilloni më tej karrierën tuaj në sektorin Retail, ju ftojmë të aplikoni!
📩 Dërgoni CV-në tuaj në:
📧 izabela.stefani@ktc.al
📞 069 709 3131
📌 Ju lutemi specifikoni në subjektin e emailit kategorinë për të cilën aplikoni: Food, Non-Food, Fresh ose Tekstile.
🤝 Njihni dikë që mund të jetë i përshtatshëm? Ndajeni këtë mundësi me rrjetin tuaj!
#Hiring #CategoryManager #RetailJobs #RetailManagement #Food #NonFood #Fresh #Textile #TiranaJobs #KalajaTalentConsulting
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
3 javë më parë
Asistente Blerjesh (HORECA)
Kalaja Talent Consulting Kombinat, Tiranë
Kombinat, Tiranë
60,000 Lek - 70,000 Lek /mujore
3 javë më parë
