Inxhinier/e Elektrik/e Projektues/e
Inxhinier/e Elektrik/e Projektues/e
- 1 Vende Pune
- 34 Shikime
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Për një nga kompanitë tona bashkëpunëtore, kërkojmë një Inxhinier/e Elektrik/e Projektues/e, me eksperiencë në sistemet elektroenergjetike dhe energjinë e rinovueshme.
📍 Vendndodhja: Tiranë dhe jashtë Tiranës
📅 Orari: Me kohë të plotë
💰 Paga: Konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve.
🎯 Përgjegjësitë kryesore:
- Projektimi i sistemeve elektrike të tensionit të ulët, të mesëm dhe të lartë.
- Projektimi i impianteve fotovoltaike dhe nënstacioneve elektrike.
- Përgatitja e skemave elektrike, llogaritjeve teknike dhe përzgjedhja e pajisjeve.
- Hartimi i dokumentacionit teknik, preventivave dhe projekteve As-Built.
- Koordinimi me ekipet e zbatimit, kontraktorët dhe furnitorët.
- Ndjekja teknike e projekteve deri në testim dhe dorëzim.
- Sigurimi i përputhshmërisë me standardet IEC/EN.
🔎 Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Inxhinieri Elektrike, preferohet profili Elektroenergjetikë.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në projektimin e sistemeve elektrike ose projekteve energjetike.
- Njohuri shumë të mira në AutoCAD dhe programe të projektimit elektrik.
- Njohuri të standardeve IEC/EN dhe të gjuhës angleze.
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe koordinimi.
➕ Përbëjnë avantazh:
- Njohuri në ETAP, DIgSILENT PowerFactory, EPLAN ose PVsyst.
- Eksperiencë me impiante fotovoltaike industriale, BESS, nënstacione 35/110 kV dhe projekte EPC.
- Licencë profesionale projektimi.
🎁 Çfarë ofrohet?
Mundësi për t'u angazhuar në projekte energjetike dhe infrastrukturore, bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, zhvillim profesional dhe punësim afatgjatë.
📩 Apliko tani!
Dërgo CV-në në: izabela.stefani@ktc.al
📞 069 709 3131
Kalaja Talent Consulting – Lidhim profesionistët me mundësitë e duhura!
#Hiring #ElectricalEngineer #InxhinierElektrik #RenewableEnergy #EngineeringJobs #Tirane #KalajaTalentConsulting
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
MENAXHER/E KATEGORIE – RETAIL
Kalaja Talent Consulting Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë
Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë
Paga e negociueshme
3 javë më parë
Asistente Blerjesh (HORECA)
Kalaja Talent Consulting Kombinat, Tiranë
Kombinat, Tiranë
60,000 Lek - 70,000 Lek /mujore
3 javë më parë
