Asistente Blerjesh (HORECA)
Asistente Blerjesh (HORECA)
- 1 Vende Pune
- 90 Shikime
Oferta e pagës
60,000 Lek - 70,000 Lek /mujore
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Aktualisht jemi në kërkim të një Asistente Blerjesh, e cila do të mbështesë Departamentin e
Blerjeve në administrimin dhe koordinimin e proceseve.
Përgjegjësitë Kryesore
Mbështetja e Departamentit të Blerjeve në përgatitjen dhe ndjekjen e porosive.
Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit të blerjeve, kontratave dhe faturave.
Ndjekja e afateve të dorëzimit të porosive dhe raportimi i vonesave.
Përditësimi i të dhënave në sistemet e kompanisë lidhur me furnitorët dhe produktet.
Përgatitja e raporteve për aktivitetin e blerjeve.
Komunikimi me email dhe ndjekja e ecurise se Ngarkesave nepermjet komunikimit me
palet e treta
Kualifikimet dhe Kërkesat:
Diplomë universitare preferohet në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
Eksperienca e mëparshme në pozicione administrative ose në blerje përbën avantazh.
Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar me dokumentacion.
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
Page: 60.000 - 70.000 leke neto
Lokacioni: Prush, Kombinat
Orari: E hene - e premte (e shtuna me rotacion)
APLIKO: megi.azizaj@ktc.al
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
3 ditë më parë
𝗧𝗥𝗔𝗗𝗘 𝗠𝗔𝗥𝗞𝗘𝗧𝗜𝗡𝗚 𝗦𝗣𝗘𝗖𝗜𝗔𝗟𝗜𝗦𝗧 | 𝗧𝗜𝗥𝗔𝗡𝗘
Kalaja Talent Consulting Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë
Autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë
110,000 Lek - 120,000 Lek /mujore
1 javë më parë
