MENAXHER/E CILËSIE LEZHE

MENAXHER/E CILËSIE LEZHE

  •   1 Vende Pune
  • 39 Shikime

Oferta e pagës

200,000 Lek /mujore

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

📢 POZICION I HAPUR – MENAXHER/E CILËSIE

Për një nga kompanitë tona bashkëpunëtore në industrinë prodhuese, kërkojmë një Menaxher/e Cilësie me eksperiencë të konsoliduar, për drejtimin dhe zhvillimin e Departamentit të Cilësisë.

Pozicioni do të ketë autoritet vendimmarrës dhe do të raportojë drejtpërdrejt te Bordi Drejtues.

🔹 Përgjegjësitë kryesore:

  • Drejtimi dhe përmirësimi i sistemit të menaxhimit të cilësisë, QMS-ve dhe SOP-ve;
  • Sigurimi i përputhshmërisë me standardet HACCP, ISO 9001 dhe ISO 22000;
  • Menaxhimi dhe mirëmbajtja e certifikimeve ISCC EU dhe Organike sipas standardeve të BE-së;
  • Mbështetja e kompanisë në procesin e implementimit të standardit GMP;
  • Planifikimi dhe menaxhimi i auditimeve të brendshme dhe të jashtme;
  • Identifikimi dhe trajtimi i mospërputhjeve, si dhe ndjekja e masave korrigjuese dhe parandaluese – CAPA;
  • Garantimi i gjurmueshmërisë dhe administrimi i dokumentacionit të cilësisë;
  • Monitorimi i treguesve KPI dhe përgatitja e raporteve për drejtimin;
  • Trajnimi dhe zhvillimi i stafit për standardet dhe procedurat e cilësisë;
  • Bashkëpunimi me departamentet e prodhimit dhe operacioneve për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve.

🎯 Kriteret e kërkuara:

  • Arsim i lartë në Teknologji Ushqimore, Kimi, Inxhinieri, Menaxhim Cilësie ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 5–7 vite eksperiencë në menaxhimin e cilësisë në kompani prodhuese;
  • Eksperiencë në drejtimin e sistemeve QMS dhe hartimin e procedurave SOP;
  • Njohuri shumë të mira të standardeve HACCP, ISO 9001 dhe ISO 22000;
  • Eksperiencë në auditime dhe procese certifikimi;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira drejtuese, analitike dhe vendimmarrëse;
  • Gatishmëri për të punuar në Lezhë.

✅ Njohuritë mbi ISCC EU, GMP/API, sistemet QMS/ERP, CAPA dhe metodologjitë Lean/Six Sigma përbëjnë avantazh.

📍 Vendndodhja: Lezhë

📩 Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në: aviola.isufi@ktc.al
📞 069 409 

  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
6 Aplikim(e)

Inventarizues Magazine

Kalaja Talent Consulting 1. Tirana,

1. Tirana,

120,000 Lek - 150,000 Lek /mujore

5 Aplikim(e)

Agjent Shitjesh per Mobilje dhe Arredim Ambjentesh

Kalaja Talent Consulting 1. Tirana,

1. Tirana,

100,000 Lek - 120,000 Lek /mujore