Menaxher/e HR
Menaxher/e HR
- 1 Vende Pune
- 89 Shikime
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Kalaja Talent Consulting kerkon Menaxher/e HR
HR MANAGER
Për një nga bashkëpunëtorët tanë, kërkojmë një HR Manager, përgjegjës/e për menaxhimin e proceseve të burimeve njerëzore, administrimin e personelit dhe mbështetjen e zhvillimit të stafit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
• Menaxhimi i procesit të rekrutimit, përzgjedhjes dhe integrimit të punonjësve të rinj.
• Hartimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave të burimeve njerëzore.
• Administrimi i kontratave, dosjeve të personelit dhe dokumentacionit përkatës.
• Sigurimi i përputhshmërisë së proceseve me legjislacionin e punës.
• Koordinimi i vlerësimit të performancës dhe identifikimi i nevojave për trajnim.
• Mbështetja e drejtuesve në organizimin dhe menaxhimin e ekipeve.
• Menaxhimi i marrëdhënieve me punonjësit dhe trajtimi i problematikave të stafit.
• Përgatitja e raporteve periodike mbi personelin dhe treguesit e burimeve njerëzore.
• Përmirësimi i komunikimit të brendshëm dhe angazhimit të punonjësve.
Kriteret e kërkuara
• Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, Psikologji, Drejtësi ose fusha të ngjashme.
• Eksperiencë në pozicione të ngjashme në menaxhimin e burimeve njerëzore.
• Njohuri të mira të legjislacionit të punës dhe administrimit të personelit.
• Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
• Aftësi të mira komunikimi, organizimi, negocimi dhe drejtimi.
• Aftësi vendimmarrjeje dhe zgjidhjeje të problematikave.
• Integritet profesional dhe ruajtje e konfidencialitetit.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në, duke shënuar në subjekt “HR Manager”.
📧 tea.jashari@ktc.al
📞 069 409 3986
🌐 www.ktc.al
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
1 javë më parë
MENAXHER SHITJESH KEY ACCOUNT
Kalaja Talent Consulting Kombinat, Tiranë
Kombinat, Tiranë
70,000 Lek /mujore
