Menaxhere Burimesh Njerezore Lezhe

Menaxhere Burimesh Njerezore Lezhe

  •   1 Vende Pune
  • 110 Shikime

Oferta e pagës

170,000 Lek - 180,000 Lek /mujore

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

📢 POZICION I HAPUR – HR MANAGER

Për një grup kompanish në industrinë prodhuese dhe të përpunimit, kërkojmë një HR Manager me profil strategjik, i cili do të bashkëpunojë ngushtë me drejtimin dhe do të ndërtojë strategjinë e Burimeve Njerëzore në funksion të objektivave dhe zhvillimit të biznesit.

🎯 Profili që kërkojmë:

✔ Minimumi 5 vite eksperiencë në HR, përfshirë eksperiencë konkrete në rol menaxherial  
✔ Eksperiencë në hartimin dhe implementimin e strategjive HR  
✔ Aftësi për të ngritur dhe përmirësuar politikat, proceset dhe sistemet e Burimeve Njerëzore  
✔ Eksperiencë në workforce planning, talent management dhe succession planning  
✔ Njohuri në ndërtimin dhe implementimin e sistemeve të Performance Management dhe KPI-ve  
✔ Eksperiencë në strategjitë e rekrutimit, zhvillimit dhe mbajtjes së talenteve  
✔ Aftësi për të përdorur HR data dhe metrics në mbështetje të vendimmarrjes  
✔ Aftësi për të bashkëpunuar drejtpërdrejt me drejtuesit dhe për të kontribuar në vendimmarrjet strategjike të kompanisë

🏭 Eksperienca në kompani prodhuese, fabrika ose struktura komplekse organizative përbën një avantazh të rëndësishëm.

Kërkojmë një profesionist që e kupton biznesin dhe e pozicionon HR-in si një partner strategjik për rritjen dhe zhvillimin e kompanisë, jo vetëm si një funksion administrativ.

📍 Vendndodhja dhe organizimi i punës:  
E Hënë – E Premte: Lezhë  
E Shtunë: Tiranë, në zyrë

📩 Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në: aviola.isufi@ktc.al

  • Shpërndaj postimin: