Kontabiliste

Kontabiliste

  •   1 Vende Pune
  • 503 Shikime

Lloji i punonjësit

Full Time

Oferta e pagës

120,000 Lek - 140,000 Lek /mujore

Për Freelancer

Jo

Afati i aplikimit

20-sht-2026

Përshkrimi i Punës

Senior Accountant

📍 Vendndodhja: Autostradë Tiranë – Durrës  
💰 Paga: 120,000 – 140,000 ALL  
🕘 Orari: E hënë – e premte | 08:00 – 16:30  
📅 E shtuna: Me rotacion

Për një nga klientët tanë, jemi në kërkim të një Senior Accountant me eksperiencë të konsoliduar në kontabilitet, raportim financiar dhe legjislacion fiskal shqiptar.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Regjistron dhe kontrollon shpenzimet administrative, duke siguruar dokumentacion të plotë dhe të saktë.
  • Kontrollon regjistrimet e shpenzimeve të dyqaneve dhe filialeve.
  • Siguron regjistrimin në kohë të shpenzimeve sipas parimit të kontabilitetit rrjedhës.
  • Menaxhon regjistrin e aktiveve afatgjata materiale dhe jomateriale, përfshirë blerjet, shitjet, amortizimin, zhvlerësimin dhe nxjerrjet jashtë përdorimit.
  • Regjistron dhe rakordon veprimet bankare në baza ditore.
  • Koordinon me specialistin e bankës për konfirmimin e detyrimeve, pagesat dhe aplikimin e furnitorëve.
  • Përgatit dhe kontrollon librin mujor të blerjeve dhe monitoron llogaritë në pritje.
  • Përgatit raportime financiare sipas kërkesave të Departamentit të Financës.
  • Mbështet stafin e financës në zbatimin korrekt të procedurave kontabël.
  • Respekton standardet profesionale, politikat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi.
  • Raporton te Drejtori i Departamentit të Financës dhe kryen detyra të tjera sipas nevojave të pozicionit.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Financë-Kontabilitet ose fushë të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm.
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe kontabël shqiptar.
  • Eksperiencë e avancuar me sistemin e tatimeve (e-Filing).
  • Eksperiencë në përgatitjen e deklaratave tatimore, përfshirë TVSH-në dhe Deklaratën e Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit.
  • Eksperiencë në përgatitjen dhe analizimin e Pasqyrave Financiare.
  • Njohuri të plota mbi Ligjin për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare.
  • Aftësi shumë të mira në Microsoft Excel dhe programe financiare.
  • Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikimi.

 

  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
Kalaja Talent Consulting

Sanitare Shtepie

Kalaja Talent Consulting Tiranë

Tiranë

Paga e negociueshme

Kalaja Talent Consulting

Paga e negociueshme

Publikuar:
1 ditë më parë
Kalaja Talent Consulting

Paga e negociueshme

Publikuar:
1 ditë më parë