Inxhiniere Kostoiste

Inxhiniere Kostoiste

  •   1 Vende Pune
  • 37 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

📢 Kërkojmë të Punësojmë Inxhinier Kostoist

Për një nga bashkëpunëtorët tanë në sektorin e ndërtimit, jemi në kërkim të një Inxhinieri Kostoist me eksperiencë 2–4 vite në përgatitjen e preventivave dhe analizën e kostove të projekteve.

🎯 Qëllimi i Pozicionit

Të sigurojë përllogaritjen e saktë të kostove të projekteve të ndërtimit, përgatitjen e preventivave dhe monitorimin e kostove gjatë fazave të ndryshme të realizimit të projektit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Përgatitja e preventivave dhe analizave të kostove për projekte ndërtimi.
  • Llogaritja e sasive të materialeve dhe kostove përkatëse bazuar në projektet teknike.
  • Analizimi i çmimeve të materialeve, nënkontraktorëve dhe shërbimeve.
  • Përgatitja dhe përditësimi i buxheteve të projekteve.
  • Kontrolli dhe krahasimi i kostove reale me ato të planifikuara.
  • Bashkëpunimi me ekipet teknike, inxhinierët e kantierit dhe departamentin e prokurimeve.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi ecurinë e kostove të projekteve.
  • Evidentimi dhe raportimi i devijimeve buxhetore.

Kriteret e Kërkuara

  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Minimumi 2–4 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri të mira në përgatitjen e preventivave dhe analizën e kostove.
  • Njohuri të programeve AutoCAD dhe Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Aftësi analitike dhe organizative.
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.

Ofrohet

  • Kontratë e rregullt pune.
  • Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
  • Pjesëmarrje në projekte të rëndësishme ndërtimi.
  • Pagë konkurruese sipas eksperiencës dhe aftësive.

📩 Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në: 

Aftësi
Excel AutoCad
  • Shpërndaj postimin: