Operator Telefonike

Operator Telefonike

  •   1 Vende Pune
  • 5 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Operatore Telefonike (Italisht / Frëngjisht / Gjermanisht) – Klinikë Dentare & Klinikë për Mbjellje Flokësh

Vendndodhja: Tiranë

Paga: 700–1,000 Euro + Bonuse

Orari: E Hënë – E Premte | 11:00 – 19:00

E shtuna: Opsionale

Përshkrimi i pozicionit

Jemi në kërkim të Operatorëve Telefonikë me njohuri të gjuhës italiane, frënge ose gjermane për një klinikë dentare dhe klinikë të mbjelljes së flokëve. Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për komunikimin me pacientët ndërkombëtarë, prezantimin e shërbimeve të klinikës dhe koordinimin e takimeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Komunikimi telefonik me pacientët në gjuhën italiane, frënge ose gjermane.
  • Prezantimi i shërbimeve të klinikës në mënyrë profesionale.
  • Planifikimi dhe koordinimi i takimeve.
  • Ndjekja e pacientëve gjatë gjithë procesit të komunikimit.
  • Përditësimi i të dhënave në sistem.
  • Bashkëpunimi me ekipin e klinikës për të siguruar një eksperiencë sa më të mirë për pacientët.

Kërkesat

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane, frënge ose gjermane.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim ndaj rezultateve.
  • Eksperienca në call center ose në marrëdhënie me klientët përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme.

Ofrohet

  • Pagë 700–1,000 Euro + skemë bonusesh.
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë periudhës së përshtatjes.
  • Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
  • Kontratë e rregullt pune.

Për të aplikuar:

📧 Email: aviola.isufi@ktc.al

📞 Tel: 069 409 3986

  • Shpërndaj postimin: