Menaxher Blerje

Menaxher Blerje

  •   1 Vende Pune
  • 28 Shikime

Lloji i punonjësit

Full Time , Pune ne Zyre

Oferta e pagës

80,000 Lek - 90,000 Lek /mujore

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Ky rol ka si qëllim kryesor sigurimin e furnizimeve dhe menaxhimin e procesit të blerjeve për të garantuar vazhdimësinë e aktivitetit të kompanisë.

Detyrat kryesore:

  • Planifikon dhe realizon blerjet sipas nevojave të kompanisë
  • Siguron krijimin dhe menaxhimin e stokut
  • Identifikon dhe zgjedh furnitorët më të përshtatshëm
  • Merr dhe analizon ofertat, negocion çmimet dhe finalizon kontratat
  • Kontrollon cilësinë dhe sasinë e mallrave të pranuara
  • Bashkëpunon me magazinën për stokun dhe hyrjet e materialeve
  • Koordinon me shitjet për produkte të reja dhe menaxhimin e porosive
  • Përgatit lista ofertash dhe monitoron produktet me afat skadence

Kualifikimet kryesore:

  • Arsim i lartë (preferohet edhe pasuniversitar)
  • Të paktën 3 vite eksperiencë në blerje
  • Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi
  • Aftësi analitike dhe organizuese
  • Njohuri të gjuhës angleze dhe italiane
  • Njohuri të MS Office
  • Person i organizuar, iniciativ dhe i besueshëm
Aftësi
Anglisht Italisht
  • Shpërndaj postimin: