Menaxhere Blerje

Menaxhere Blerje

  •   1 Vende Pune
  • 55 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Menaxherja e Blerjeve është përgjegjëse për sigurimin e produkteve qe tregton kompania, duke siguruar që blerjet të bëhen në mënyrë efikase, me kosto optimale dhe në përputhje me standardet e cilësisë. Ajo punon ngushtë me furnitorët e huaj dhe departamentet e brendshme për të garantuar furnizime të qëndrueshme dhe të besueshme.

Çfarë do të bëni?

  • Planifikoni dhe zbatoni strategjitë e blerjeve në përputhje me nevojat e kompanisë.
  • Hulumtoni tregun dhe zgjidhni furnitorë potenciale të besueshëm.
  • Negocioni çmime, kushte pagese dhe afate të dorëzimit me furnitorët.
  • Monitoroni performancën e furnitorëve dhe ndërtoni marrëdhënie afatgjata me ta.
  • Kontrolloni dhe optimizoni kostot, duke ndjekur efikasitetin buxhetor.
  • Ndiqni porositë, menaxhoni dokumentacionin dhe zgjidhni problemet që lidhen me furnizimet.
  • Përgatitni raporte periodike për analizën e blerjeve dhe furnitorëve.
  • Analizoni tregun për tendencat dhe mundësitë për optimizim kostosh.
  • Monitoroni stoqet dhe bashkëpunoni me magazinën për të shmangur mungesat ose tepricat.
  • Ruani dokumentacionin për çdo blerje dhe përgatitni raporte për drejtuesit.
  • Bashkëpunoni me departamentet e tjera për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të siguruar që blerjet përmbushin këto kërkesa.

Kërkesat për kandidatin ideal:

  • Diplomë universitare në Ekonomi ose Menaxhim.
  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e blerjeve ose menaxhimit të zinxhirit të furnizimit.
  • Aftësi të forta në negocim, analizë dhe vendimmarrje.
  • Njohuri në përdorimin e programeve financiarë dhe të menaxhimit të blerjeve.
  • Të ketë njohje të gjuhës angleze 
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Lokacioni: Autostrada Tirane - Durres (transporti i perfshire)

Orari: 08:30 - 17:00

  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme

Menaxher/e Freight Forwarding - 120.000ALL

Kalaja Talent Consulting 1. Tirana,

1. Tirana,

100,000 Lek - 120,000 Lek /mujore

1 Aplikim(e)

SPECIALIST/E PËR PROKURIMET PUBLIKE

Kalaja Talent Consulting 1. Tirana,

1. Tirana,

100,000 Lek - 120,000 Lek /mujore

Full Time, Fundjava Pushim

1 Aplikim(e)

Drejtor Shitjesh

Kalaja Talent Consulting Autostrada Tirane-Durres,

Autostrada Tirane-Durres,

170,000 Lek - 180,000 Lek /mujore

Kerkojme - 2 MENAXHER SHITJESH

Kalaja Talent Consulting Autostrada Tirane-Durres,

Autostrada Tirane-Durres,

110,000 Lek - 120,000 Lek /mujore

Arkitekt Interior

Kalaja Talent Consulting

100,000 Lek - 150,000 Lek /mujore

Full Time, Fundjava Pushim