Magazinier

Magazinier

  •   1 Vende Pune
  • 90 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Magazinier

Detyrat dhe përgjegjësitë
Pranon dhe kontrollon mallrat që hyjnë në magazinë.
Verifikon sasitë, kodet dhe gjendjen fizike të produkteve kundrejt dokumentacionit.
Sistemon dhe etiketon produktet sipas kategorive dhe vendndodhjeve përkatëse.
Përgatit porositë për klientët, showroom-et dhe ekipet e projekteve.
Kryen daljet e mallrave vetëm në bazë të dokumentacionit përkatës.
Regjistron me saktësi hyrjet, daljet dhe lëvizjet e produkteve.
Monitoron gjendjen e stokut dhe raporton mungesat ose mospërputhjet.
Merr pjesë në inventarët periodikë dhe rakordimin fizik të magazinës.
Raporton menjëherë produktet e dëmtuara, të humbura ose të kthyera.
Kujdeset për paketimin dhe mbrojtjen e produkteve gjatë magazinimit dhe transportit.
Mban magazinën të pastër, të organizuar dhe të sigurt.
Bashkëpunon me departamentet e Financës, Blerjeve, Shitjeve dhe Projekteve.
Respekton procedurat e kompanisë dhe rregullat e sigurisë në punë.

Kriteret e kërkuara
Arsim i mesëm; arsimi profesional përbën avantazh.
Preferohet të paktën 3 vite eksperiencë në magazinë ose logjistikë.
Aftësi për të administruar dhe kontrolluar stokun.
Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të magazinës.
Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe gatishmëri për punë në grup.
Aftësi për punë fizike dhe lëvizjen e kontrolluar të mallrave.
Patentë e kategorisë B.

Çfarë ofrojmë
Punësim të qëndrueshëm dhe kontratë të rregullt pune.
Pagë konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe mundësi për rritje.
Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.

  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
1 Aplikim(e)
Smart Home Albania

Arketare (Asistente Finance)

Smart Home Albania Komuna e Parisit, Tiranë

Komuna e Parisit, Tiranë

Paga e negociueshme

Smart Home Albania

Menaxher/e Shitje Showroom

Smart Home Albania Komuna e Parisit, Tiranë

Komuna e Parisit, Tiranë

Paga e negociueshme

Smart Home Albania

Koordinatore Shitje

Smart Home Albania Komuna e Parisit, Tiranë

Komuna e Parisit, Tiranë

Paga e negociueshme

2 Aplikim(e)
Smart Home Albania

Ndihmës Magazinier (Shofer)

Smart Home Albania Selitë, Tiranë

Selitë, Tiranë

70,000 Lek /mujore