Kordinatore Klinike

Kordinatore Klinike

  •   1 Vende Pune
  • 112 Shikime

Oferta e pagës

80,000 Lek /mujore

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Koordinatore Klinike

Jemi në kërkim të një Koordinatoreje Klinike energjike, të organizuar dhe me aftësi shumë të mira komunikimi për t'iu bashkuar një prej bashkëpunëtorëve tanë.

Ky pozicion është ideal për një person që di të krijojë marrëdhënie të mira me klientët, menaxhon situatat me profesionalizëm dhe kontribuon në mbarëvajtjen e përditshme të aktivitetit të klinikës.

Vendndodhja: Tiranë

Orari i punës:

  • E Hënë – E Premte: 09:00–18:00 ose 10:00–18:00 (rrallëherë 11:00–19:00, sipas fluksit të pacientëve)
  • E Shtuna: një javë po, një javë jo (e negociueshme)

Paga: Mbi 800 EUR, në varësi të eksperiencës dhe aftësive.

Përgjegjësitë:

  • Mirëpret dhe asiston pacientët në recepsion, duke garantuar një eksperiencë profesionale dhe pozitive.
  • Menaxhon dhe mbikëqyr fluksin e pacientëve gjatë gjithë procesit të vizitës.
  • Koordinon komunikimin ndërmjet pacientëve, recepsionit dhe stafit të klinikës.
  • Organizon axhendën dhe siguron mbarëvajtjen e aktivitetit të përditshëm.
  • Ofron shërbim cilësor ndaj klientit dhe zgjidh me profesionalizëm situatat që mund të lindin.
  • Mbështet organizimin e proceseve të brendshme të klinikës.

Kërkesat:

  • Eksperiencë në recepsion, koordinim ose shërbim ndaj klientit përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim i lartë ndaj klientit.
  • Aftësi organizative, përgjegjshmëri dhe korrektësi.
  • Njohuri bazë të Microsoft Office.

Mundësi zhvillimi: Kandidati/ja që demonstron performancë dhe aftësi të larta organizative do të ketë mundësinë të zhvillohet në një rol me përgjegjësi menaxheriale.

 

  • Shpërndaj postimin: