INXHINIER MJEDISI
INXHINIER MJEDISI
- 1 Vende Pune
- 63 Shikime
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
📍 Vendndodhja: Lezhe
🕒 Orari i punes:
• E Hene – E Premte | 08:00 – 16:00
• E Shtune | 08:00 – 14:00
• E Diele | Pushim
🚐 Transporti sigurohet nga kompania me mjetet e saj.
PERMBLEDHJA E POZICIONIT
Per nje nga bashkepunetoret tane po kerkojme nje Inxhinier Mjedisi, i cili do te jete pergjegjes per perputhshmerine mjedisore te operacioneve te kompanise, menaxhimin e mbetjeve, monitorimin e impianteve te trajtimit te ujit dhe ajrit, si dhe raportimin ndaj institucioneve dhe autoriteteve perkatese.
Kandidati ideal duhet te kete njohuri te mira mbi legjislacionin mjedisor, aftesi analitike dhe deshire per te kontribuar ne projektet e qendrueshmerise dhe eficences energjitike.
DETYRAT DHE PERGJEGJESITE
• Siguron perputhshmerine e aktiviteteve te kompanise me legjislacionin mjedisor dhe standardet perkatese.
• Pergatit dhe dorezon raportimet periodike mjedisore per institucionet kompetente.
• Menaxhon dokumentacionin dhe rinovimin e lejeve mjedisore.
• Koordinon proceset e menaxhimit dhe evadimit te mbetjeve sipas kerkesave ligjore.
• Monitoron dhe raporton ceshtjet e mospershtatshmerise mjedisore.
• Mbikeqyr funksionimin e impianteve te trajtimit te ujerave dhe ajrit.
• Kryen monitorime periodike dhe siguron respektimin e parametrave te percaktuar.
• Kontribuon ne mirembajtjen e certifikimeve dhe standardeve te kompanise.
• Identifikon mundesi per reduktimin e ndikimit mjedisor dhe permiresimin e proceseve operative.
• Monitoron dhe analizon konsumin e energjise, ujit dhe burimeve te tjera.
• Bashkepunon me departamentet teknike dhe operacionale ne projektet e eficences energjitike.
KERKESAT
• Diplome universitare ne Inxhinieri Mjedisore, Inxhinieri Kimike, Kimi Mjedisore ose fushe te ngjashme.
• Eksperience ne menaxhim mbetjesh, raportime mjedisore ose procese trajtimi te ujerave.
• Njohuri te mira te legjislacionit mjedisor shqiptar.
• Njohuri mbi standardet ISO 14001, ISCC ose standarde te ngjashme perbejne avantazh.
• Njohuri te mira te gjuhes angleze.
• Aftesi analitike dhe raportuese.
• Aftesi te mira organizative dhe komunikimi.
• Patente Klasi B.
KOMPANIA OFRON
• Transport te siguruar nga kompania.
• Ambient profesional dhe bashkepunues pune.
• Mundesi zhvillimi profesional dhe afatgjate.
• Pjese e projekteve me ndikim ne qendrueshmeri dhe mbrojtjen e mjedisit
069 709 3131
Aftësi
Fjale Kyçe
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
5 ditë më parë