INXHINIER KONSTRUKTOR

INXHINIER KONSTRUKTOR

  •   1 Vende Pune
  • 317 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Afati i aplikimit

10-kor-2026

Përshkrimi i Punës

🔹KËRKOHET: INXHINIER KONSTRUKTOR  

 

Tipi i punës: Me orar të plotë (Full-Time)

Vendndodhja: Tirane dhe Jashtë Tiranës – Kantiere të Kompanisë

Fusha / Profili: Inxhinieri Ndërtimi / Konstruksion

Eksperienca: Vetëm me eksperiencë (minimumi 5 vite)

PËRMBLEDHJA E POZICIONIT  

Kompania jonë kërkon të punësojë 1 (një) Inxhinier Konstruktor me eksperiencë të gjerë në zbatimin dhe mbikëqyrjen e punimeve konstruktive. Kandidati do të jetë përgjegjës për kontrollin teknik dhe zbatimin e saktë të projekteve konstruktive në kantieret e kompanisë,brenda dhe  jashtë Tiranës. Pozicioni kërkon aftësi të larta teknike, saktësi dhe aftësi për punë të pavarur në terren.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE  

  • Zbatimi dhe kontrolli i punimeve konstruktive (beton arme, strukturë metalike, themele, mure mbajtëse) sipas projektit.

  • Shqyrtimi dhe interpretimi i vizatimeve konstruktive dhe specifikimeve teknike; identifikimi i mospërputhjeve dhe dhënia e zgjidhjeve.

  • Bashkëpunimi me Inxhinierin Civil dhe drejtuesin e kantierit për koordinimin e fazave konstruktive me punimet e tjera.

  • Kontrolli i cilësisë së betonimit, armimit dhe elementeve strukturorë sipas standardeve QA/QC dhe normave teknike.

  • Kryerja e testimeve dhe inspektimeve të herëpashershme; përgatitja e snag-listave për punimet me mangësi.

  • Ndjekja dhe verifikimi i dokumentacionit tekniko-ligjor: proces-verbale konstruktive, certifikata materialesh, raporte laboratori.

  • Monitorimi i ngarkesave dhe volumeve konstruktive sipas preventivit; raportimi i çdo devijimi të planit.

  • Koordinimi me topografin për piketimin dhe kontrollin e kotave të strukturave.

  • Përgatitja e raporteve teknike ditore/javore dhe komunikimi i rregullt me drejtuesin e projektit.

  • Zbatimi i rreptë i masave të sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE) gjatë punimeve konstruktive.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT  

  • Diplomë universiteti (Bachelor/Master) në Inxhinieri Ndërtimi – Dega Konstruksione / Inxhinieri Civile.

  • Minimumi 5 (pesë) vite eksperiencë pune në punime konstruktive (beton arme, strukturë metalike ose të kombinuara).

  • Aftësi shumë të mira teknike në leximin dhe zbatimin e projekteve konstruktive, detajeve dhe specifikimeve.

  • Njohuri të thelluara të normave teknike dhe standardeve të ndërtimit (EC2, EC3, norma kombëtare).

  • Njohuri të mira të programeve: AutoCAD (2D/3D), ArmCAD, SAP2000 (avantazh), Paketa Office.

  • Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe raportimi teknik.

  • Gatishmëri e plotë për punë jashtë Tiranës, me vendbanim pranë kantierit – kusht i domosdoshëm.

  • Njohja e gjuhës angleze (lexim teknik) përbën avantazh të lartë.

  • Leje drejtimi B – e domosdoshme.

ÇFARË OFROJMË  

  • Pagë konkurruese.

  • Akomodim dhe transport të siguruar nga kompania (sipas kantierit).

  • Punë intensive me projekte sfidëse dhe mundësi zhvillimi profesional.

  • Kontratë e rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.

SI TË APLIKONI  

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre dhe dokumentacionin mbështetës (kopje diploma, çertifikata kualifikimi, referenca pune) në adresën e emailit: info@eral.alose nr. tel: 0676373433

  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
5 Aplikim(e)
Eral Construction Company

Kontabilist/e

Eral Construction Company Liqeni Artificial, Tiranë

Liqeni Artificial, Tiranë

Konkurruese

5 Aplikim(e)
Eral Construction Company

Ekonomist/e

Eral Construction Company

Konkurruese

Full Time

Publikuar:
5 muaj më parë