INXHINIER CIVIL ZBATIMI

INXHINIER CIVIL ZBATIMI

  •   1 Vende Pune
  • 315 Shikime

Oferta e pagës

Konkurruese

Për Freelancer

Jo

Afati i aplikimit

10-kor-2026

Përshkrimi i Punës

🔹 KËRKOHET: INXHINIER CIVIL ZBATIMI 

 

Tipi i punës:  Me orar të plotë (Full-Time)

Vendndodhja: Tirane dhe jashtë Tiranës – Kantiere të Kompanisë

Fusha / Profili: Inxhinieri Ndërtimi / Inxhinier Civil Zbatimi

Eksperienca: Vetëm me eksperiencë (minimumi 5 vite)

 

PËRMBLEDHJA E POZICIONIT 

Kompania jonë, aktive në sektorin e ndërtimit, kërkon të punësojë 1 (një) Inxhinier Civil Zbatimi me eksperiencë të provuar në punime civile. Kandidati do të ketë përgjegjësinë e drejtimit dhe mbikëqyrjes së punimeve në kantieret e kompanisë, të vendosura brenda dhe jashtë Tiranës. Pozicioni kërkon profesionist të dedikuar, me aftësi të forta teknike, organizative dhe drejtuese.

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE 

  • Hartimi dhe ndjekja e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit të kantierit.

  • Kontrolli i cilësisë dhe zbatimi i standardeve teknike, ligjore e rregullatorë gjatë gjithë fazave të ndërtimit.

  • Organizimi dhe koordinimi i stafit teknik (brigadier, topograf, hidraulik, elektricist) dhe kontraktorëve.

  • Përpilimi dhe kontrolli i dokumentacionit tekniko-ligjor: ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi.

  • Aprovimi i materialeve që do të vendosen në kantier dhe ndjekja e cilësisë së furnizimeve.

  • Administrimi dhe kontrolli i volumeve të punimeve, monitorimi i kostove dhe ndjekja e zërave të preventivit.

  • Përgatitja e raporteve ditore dhe javore mbi ecurinë e punimeve dhe çështjeve teknike.

  • Koordinimi i programit të punës midis kontraktorëve të ndryshëm ku puna ndërthuret në faza.

  • Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike që lindin gjatë procesit të zbatimit.

  • Respektimi i rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE) në çdo fazë të punimeve.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT 

  • Diplomë universiteti (Bachelor/Master) në Inxhinieri Ndërtimi / Inxhinieri Civile.

  • Minimumi 5 (pesë) vite eksperiencë pune në punime civile (konstruksion, rifinitura, infrastrukturë).

  • Njohuri të mira të leximit, analizimit dhe zbatimit të projekteve arkitektonike dhe konstruktive.

  • Aftësi shumë të mira planifikimi, organizimi dhe koordinimi të punimeve në terren.

  • Njohuri të mira të programeve: AutoCAD, MS Project, Paketa Office (Excel, Word).

  • Njohuri të legjislacionit teknik e ligjor në fushën e ndërtimit (KTZ, rregulloret e ndërtimit).

  • Aftësi komunikimi, bashkëpunimi dhe drejtimi i ekipit.

  • Gatishmëri për punë jashtë Tiranës, në kantiere të kompanisë – konsiderohet kusht i domosdoshëm.

  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

  • Leje drejtimi B – e domosdoshme.

 

ÇFARË OFROJMË 

  • Pagë konkurruese.

  • Akomodim dhe transport të siguruar nga kompania (sipas kantierit).

  • Mjedis profesional, ekip me eksperiencë dhe mundësi reale zhvillimi karriere.

  • Kontratë e rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.

 

SI TË APLIKONI 

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre dhe dokumentacionin mbështetës (kopje diploma, çertifikata kualifikimi) në adresën e emailit: info@eral.al  ose nr. tel: 0676373433 duke shënuar në subjekt: "Aplikim – Inxhinier Civil Zbatimi".

 

  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
5 Aplikim(e)
Eral Construction Company

Kontabilist/e

Eral Construction Company Liqeni Artificial, Tiranë

Liqeni Artificial, Tiranë

Konkurruese

5 Aplikim(e)
Eral Construction Company

Ekonomist/e

Eral Construction Company

Konkurruese

Full Time

Publikuar:
5 muaj më parë