LAKE DRIVE

Rreth Kompanisë

LAKE DRIVE ROOMS & APARTMENTS  
Shpall Pozicionin Vakant: Sanitare  
Vendndodhja: Tiranë, zona e Liqenit Artificial

Përgjegjësitë kryesore:

  • Pastrimi profesional i dhomave dhe ambienteve të përbashkëta sipas standardeve të strukturës.
  • Ndërrimi dhe organizimi i rrobave të bardha (çarçafë, peshqirë, etj.)
  • Sigurimi i higjienës së përditshme në të gjitha ambientet.
  • Informimi i stafit përgjegjës për çdo problematikë të konstatuar gjatë punës.

Kërkesat për kandidatet:

  • Eksperiencë e mëparshme në pastrimin e ambienteve akomoduese (hotel, Airbnb, apartament, etj.)
  • Seriozitet, ndershmëri dhe përgjegjshmëri në punë.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe përkushtim ndaj pastërtisë.

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient pune të sigurt dhe korrekt.
  • Trajnim dhe mbështetje në fillim të punës.
  • Pagesë e rregullt dhe kushte dinjitoze pune.
  • Orari i punës përcaktohet 6 orë.
  • Për më shumë informacion, kontaktoni: +355 68 401 6349