Manual

Manual për Punëdhënësit – Krijo Profil, Krijo Kompani, Krijo Pune”

🧑‍💻 1. Regjistrimi në platformë
- Vizito njoftimeplus.com dhe kliko “Regjistrohu”.
- Plotësoni formularin:
 - Emër, mbiemër, email, numër celular, fjalëkalim
 - Zgjidhni llojin e profilit:
   - Punëdhënës – për publikim njoftimesh
- Pranoni kushtet dhe klikoni “Regjistrohu”.

---

📱 2. Hapi pas regjistrimit: krijimi i kompanisë
- Klikoni 3 pikat lart në të majtë për të hapur menunë.
- Zgjidhni “Kompanitë” → klikoni butonin “Krijo”.
- Plotësoni:
 - Emrin e kompanisë
 - Logo
 - Përshkrim, qytet, adresë
 - Email dhe numër telefoni (✅ duhet të jenë të saktë – këtu vijnë aplikimet)
 - Website apo rrjete sociale (nëse ka)
- 👥 Mund të krijoni disa kompani nëse jeni agjenci punësimi ose menaxhoni disa biznese.

---

📄 3. Publikimi i njoftimeve të punës
- Nga menuja, klikoni “Njoftime Pune” → “Krijo”.
- Plotësoni:
 - Titullin e pozicionit
 - Përshkrimin e rolit dhe kërkesat
 - Kategorinë, qytetin, llojin e punës, fjalët kyçe
- ✅ Publikimi është falas, pa limit dhe bëhet menjëherë.

---

👥 4. Menaxhimi i aplikantëve
- Klikoni “Aplikantët” për të parë kandidatët që kanë aplikuar.
- ✅ Aplikimet ju vijnë në kohë reale edhe në emailin e kontaktit të kompanisë.
- Mund të shihni detajet e tyre në panel dhe të kontaktoni direkt.

---

⚙️ 5. Konfigurime
- Menaxhoni të dhënat e profilit tuaj personal.
- Ndryshoni emailin, fjalëkalimin ose preferencat.