Kerkojme Drejtor Kantieri - Palase

Kerkojme Drejtor Kantieri - Palase

  •   1 Vende Pune
  • 32 Shikime

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Per nje nga kompanite tona bashkepunetore, e cila operon prej vitesh ne sektorin e ndertimit, jemi ne kerkim te profesionisteve te motivuar per t'iu bashkuar nje ekipi te konsoliduar dhe ne zhvillim te vazhdueshem.

📢 KËRKOJMË – DREJTOR KANTIERI

⚠️ Kandidatët me më pak se 7 vite eksperiencë në sektorin e ndërtimit nuk do të merren në konsideratë, për shkak të natyrës dhe rëndësisë së projektit.

📍 Vendndodhja: Dhërmi

🕒 Orari i Punës:

• E Hënë – E Premte: 07:30 – 16:00
• Pushim dreke: 30 minuta
• E Shtunë: Pushim i alternuar
• E Diel: Pushim

🏖 Leja Vjetore:

• 24 ditë kalendarike sipas Kodit të Punës
• 2 javë gjatë sezonit veror
• 2 javë gjatë sezonit dimëror
• Kërkesat për leje paraqiten 30 ditë përpara dhe miratohen nga eprori përkatës

🎯 Përgjegjësitë Kryesore:

• Menaxhon dhe koordinon të gjitha aktivitetet e projektit në kantier, duke garantuar realizimin e punimeve sipas afateve, cilësisë dhe buxhetit të përcaktuar.
• Harton, ndjek dhe kontrollon planin e punimeve në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit dhe ekipin teknik.
• Organizon dhe mbikëqyr ekipet e punës, nënkontraktorët dhe furnitorët e përfshirë në projekt.
• Siguron zbatimin korrekt të projektit teknik, specifikimeve dhe standardeve të ndërtimit.
• Kontrollon cilësinë e punimeve dhe zbatimin e procedurave të sigurisë në punë.
• Monitoron kostot e projektit dhe propozon masa për optimizimin e tyre.
• Ndjek ecurinë e furnizimeve, materialeve dhe pajisjeve të nevojshme për realizimin e projektit.
• Përgatit raporte periodike mbi progresin e punimeve dhe i raporton menaxhmentit.
• Koordinon komunikimin ndërmjet projektuesve, supervizorëve, konsulentëve dhe palëve të tjera të përfshira në projekt.
• Menaxhon dokumentacionin teknik, administrativ dhe kontraktual të projektit.
• Siguron respektimin e afateve kontraktuale dhe procedurave të kompanisë.
• Identifikon problematikat në terren dhe ndërmerr veprimet e nevojshme për zgjidhjen e tyre.

🎓 Kërkesat:

• Diplomë Master në Inxhinieri Ndërtimi.
• Minimumi 7 vite eksperiencë profesionale në sektorin e ndërtimit.
• Eksperiencë e provuar në menaxhimin e kantiereve dhe projekteve të ndërtimit.
• Aftësi shumë të mira organizative, menaxheriale dhe koordinuese.
• Njohuri shumë të mira të AutoCAD, Microsoft Excel, MS Project dhe programeve të tjera teknike.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
• Eksperienca me kontrata FIDIC përbën avantazh.
• Aftësi të mira në menaxhimin e ekipeve, negocim dhe zgjidhje problemesh.
• Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa procese njëkohësisht.
• Orientim drejt rezultateve dhe respektimit të afateve.

✅ Çfarë ofron kompania:

• Punësim në një nga kompanitë më të konsoliduara të ndërtimit në Shqipëri.
• Angazhim në projekte prestigjioze rezidenciale dhe turistike me standarde europiane.
• Paketë pagese konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe profilin profesional.
• Akomodim i siguruar nga kompania.
• Transport i organizuar dhe i mbuluar nga kompania.
• Dy vakte të përfshira gjatë ditës së punës.
• Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
• Ambient profesional, bashkëpunues dhe i strukturuar pune.
• Bashkëpunim me profesionistë dhe ekipe me eksperiencë në sektor.
• Stabilitet profesional dhe mundësi bashkëpunimi afatgjatë.
• Fokus të lartë në sigurinë dhe mirëqenien e stafit.

📧 Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në: eva.nexhipi@ktc.al

📞 Kontakt: 069 403 8118

  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
1 Aplikim(e)

Asistent Menaxher Dyqani - Durres

Kalaja Talent Consulting 1. Tirana,

1. Tirana,

80,000 Lek - 85,000 Lek /mujore

Turn Paradite, Turn Mbasdite, Anglisht, Full Time me Turne

3 Aplikim(e)

Kerkojme Asistente Mjeke - Klinike Dentare

Kalaja Talent Consulting 1. Tirana,

1. Tirana,

60,000 Lek - 75,000 Lek /mujore

Full Time, Pune ne Zyre, Anglisht

6 Aplikim(e)

Kërkojmë Koordinatore Klinike Dentare

Kalaja Talent Consulting 1. Tirana,

1. Tirana,

80,000 Lek /mujore

Pune ne Zyre, Fundjava Pushim, Anglisht

IT Specialist / Inxhinier Telekomunikacioni

Kalaja Talent Consulting 1. Tirana,

1. Tirana,

120,000 Lek - 130,000 Lek /mujore

Full Time, Pune ne Zyre, Pune ne Terren, Fundjava Pushim

Magazinier - Durres - Tirane

Kalaja Talent Consulting 1. Tirana,

1. Tirana,

Paga e negociueshme

Pune ne Terren, Fundjava Pushim