Agjent Shitje
Agjent Shitje
- 3 Vende Pune
- 24 Shikime
Eksperienca
Me shume se 1 vit
Lloji i punonjësit
Full TimeOferta e pagës
90,000 Lek - 120,000 Lek /mujore
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”. Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare.
Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Tiranës, kërkojmë të punësojmë : Agjent shitje,
Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.
Detyrat kryesore:
- Viziton rregullisht klientët sipas route planit te caktuar nga ana e Manaxherit;
- Ndjek procedurën e porosive dhe tregtimit të produktit;
- Dorëzon raporte ditore të shitjeve;
- Evidentimi i klienteve të rinj potencial;
- Kontrollon dhe verifikon ekskluzivitetin e frigoriferëve Lufra.
Kualifikimet:
- Të ketë Leje drejtimi Automjeti – kategoria B; kategoria C përbën avantazh;
- Eksperiencë pune të ngjashme ne shitje;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Vendbanim ne qytetin e Tiranës dhe zonat përreth
Fjale Kyçe
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
2 ditë më parë