Store Area Manager

Store Area Manager

  •   1 Vende Pune
  • 76 Shikime

Oferta e pagës

Konkurruese

Për Freelancer

Jo

Afati i aplikimit

30-sht-2026

Përshkrimi i Punës

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin: Store Area Manager

Qëllimi i Pozicionit:

Store Area Manager është përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e performancës së zonave të caktuara të shitjes brenda hipermarketit, duke garantuar standarde të larta shërbimi ndaj klientit, rritje të shitjeve dhe funksionim efikas të operacioneve. 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Menaxhimi i përditshëm i zonave të caktuara të shitjes.
  • Harton plane pune dhe strategji periodike për departamentet në menaxhim, në bashkëpunim me stafin.
  • Mbështet Drejtorin e Hipermarketit në menaxhimin e operacioneve, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe rritjen e performancës.
  • Analizon të dhënat e performancës dhe propozon masa konkrete për përmirësim.
  • Monitoron paraqitjen e produkteve në rafte (etiketimi, çmimi, vendosja) dhe adreson problematikat përkatëse.
  • Bashkëpunon me Arkitektët dhe Departamentin e Marketingut për zhvillimin e iniciativave në hipermarket.
  • Siguron zbatimin korrekt të procedurave dhe rregulloreve nga vetja dhe stafi në varësi.
  • Menaxhon situatat urgjente dhe raporton sipas procedurave të kompanisë.
  • Trajnon punonjësit e rinj mbi produktet, proceset dhe standardet e kompanisë.
  • Kontribuon me ide për promovime dhe implementimin e produkteve të reja.
  • Merr pjesë në procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve, me fokus në objektiva dhe rezultate.
  • Siguron standardte të larta të shërbimit ndaj klientit.
  • Organizimin dhe mirëmbajtjen e prezantimit të produkteve (merchandising).
  • Bashkëpunimin me departamentet e tjera për përmirësimin e proceseve operacionale.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Diplomë universitare (preferohet në Administrim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme).
  • Minimumi 2-3 vite eksperiencë në menaxhim në retail.
  • Aftësi shumë të mira drejtuese dhe organizative.
  • Orientim i fortë drejt rezultateve dhe Klientit.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe menaxhimi ekipi.
  • Njohuri të mira të proceseve të shitjes dhe merchandising.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar situata sfiduese.
  • Aftësi të forta analitike dhe vendimmarrëse.
  • Disponibilitet për punë me turne.

Çfarë ofron Megatek:

  • Ambient pune profesional dhe dinamik
  • Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
  • Trajnime të vazhdueshme
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh  

    MEGATEK S.A. 
    Departamenti i Burimeve Njerëzore 
    Autostrada Tiranë–Durrës km 7 
    Tiranë, Shqipëri 
  • Shpërndaj postimin: