Specialist/e VAT (TVSH)

Specialist/e VAT (TVSH)

  •   3 Vende Pune
  • 8 Shikime

Lloji i punonjësit

Full Time

Oferta e pagës

Konkurruese

Për Freelancer

Jo

Afati i aplikimit

30-qer-2026

Përshkrimi i Punës

Specialistja e TVSH-së është përgjegjëse për administrimin korrekt të proceseve të lidhura me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin fiskal në fuqi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgatit dhe deklaron TVSH-në në përputhje me afatet ligjore
  • Kontrollon dhe verifikon faturat e shitjes dhe blerjes
  • Siguron saktësinë e të dhënave në sistemet financiare
  • Bashkëpunon me departamente të tjera për çështje fiskale
  • Përgatit raporte periodike dhe analiza mbi TVSH-në
  • Ndjek ndryshimet në legjislacionin tatimor dhe implementon praktikat përkatëse

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme
  • Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme (preferohet)
  • Njohuri të mira të legjislacionit fiskal dhe TVSH-së
  • Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Njohuri shumë të mira të Excel-it dhe sistemeve financiare
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet

Çfarë ofron Megatek 

  • Ambient pune profesional dhe dinamik
  • Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
  • Trajnime të vazhdueshme
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh

Procedura e Aplikimit
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë: 

  • CV të detajuar

  Email: humanresources@megateksa.com
📞 Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492

Aftësi
Excel
  • Shpërndaj postimin: