Specialist/e Finance / Shitje & Asete

Specialist/e Finance / Shitje & Asete

  •   1 Vende Pune
  • 93 Shikime

Oferta e pagës

Konkurruese

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin: Specialist/e Finance / Shitje & Asete

Qëllimi i Pozicionit:
Të sigurojë administrimin dhe monitorimin e saktë të proceseve financiare që lidhen me shitjet dhe asetet e kompanisë, duke garantuar integritetin e të dhënave, përgatitjen e raporteve financiare dhe mbështetjen e vendimmarrjes në përputhje me politikat e kompanisë.   

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Regjistrimi, monitorimi dhe rakordimi i transaksioneve financiare që lidhen me shitjet dhe asetet.
  • Administrimi dhe përditësimi i regjistrit të aseteve fikse të kompanisë.
  • Verifikimi dhe rakordimi i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi shitjet, asetet dhe treguesit financiarë.
  • Bashkëpunimi me departamentet e Financës, Shitjeve dhe Magazinës për sigurimin e saktësisë së të dhënave.
  • Mbështetja në proceset e inventarizimit dhe kontrollit të aseteve.
  • Kryerja e analizave financiare dhe detyrave të tjera sipas kërkesave të departamentit.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në financë ose kontabilitet.
  • Njohuri të mira të standardeve kontabël dhe proceseve financiare.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Eksperienca me sistemet ERP (Navision përbën avantazh).
  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup.

Çfarë ofron Megatek  

  • Mundësi zhvillimi profesional në një kompani lider në treg.
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Trajnime dhe mundësi për rritje në karrierë.
  • Paketë konkurruese përfitimesh.
  • Shpërndaj postimin: