Specialist Marketingu & Content Creator
Specialist Marketingu & Content Creator
- 1 Vende Pune
- 165 Shikime
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Pozicioni: Specialist Marketingu & Content Creator (me fokus në UGC dhe Social Media)
Pozicioni: Specialist Marketingu & Content Creator (me fokus në UGC dhe Social Media)
Departamenti: Marketing
Lokacioni: Destiny Hotel & SPA, Tiranë
Lloji i punës: Full-time / On-site
Përshkrimi i rolit
Kërkojmë një Specialist Marketingu kreativ dhe me eksperiencë praktike, i cili do të jetë përgjegjës për ndërtimin dhe rritjen e prezencës dixhitale të hotelit. Roli ka fokus të fortë në krijimin e përmbajtjes autentike, menaxhimin e UGC (User-Generated Content), rrjetet sociale dhe bashkëpunimet me influencers/content creators. Qëllimi është të rrisë rezervimet direkte, angazhimin e audiencës dhe perceptimin e hotelit si destinacion modern dhe i dëshirueshëm.
Përgjegjësitë kryesore
• Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes ditore dhe mujore për Instagram, TikTok, Facebook dhe kanale të tjera (Reels, Stories, postime, video të shkurtra).
• Xhirimi dhe editimi i foto/video në ambientet e hotelit (dhoma, SPA, restorant, evente, behind-the-scenes dhe eksperienca të mysafirëve).
• Identifikimi, grumbullimi dhe përdorimi i UGC-së nga mysafirët (foto, video, reviews) me leje të duhur, dhe integrimi i saj në rrjetet sociale, website dhe fushata.
• Planifikimi dhe ekzekutimi i kalendarit të përmbajtjes, i lidhur me sezonin, ofertat, eventet dhe qëllimet e shitjes.
• Menaxhimi i bashkëpunimeve me influencers dhe content creators lokale/ndërkombëtare (outreach, negocim, koordinim dhe raportim).
• Përgjigje ndaj komenteve dhe mesazheve, si dhe menaxhim i reputacionit online.
• Mbështetje në krijimin e materialeve për Meta Ads dhe fushata të paguara.
• Monitorimi i performancës (engagement, reach, conversions) dhe raportim mujor me propozime përmirësimi.
• Bashkëpunim me stafin e hotelit (Reception, SPA, F&B, Events) për të kapur momente autentike dhe për të promovuar ofertat.
Kërkesat
• Eksperiencë e provuar në krijimin e përmbajtjes për rrjetet sociale (preferohet 1–3 vjet).
• Eksperiencë e qartë me UGC content — grumbullim, kuratim, marrje lejesh dhe përdorim në marketing.
• Aftësi të forta në fotografim dhe videografi (telefon ose kamera), si dhe editim (CapCut, Canva, Adobe Premiere/Photoshop ose të ngjashme).
• Njohuri të mira të trendeve të Instagram dhe TikTok, si dhe të algoritmeve.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi në shqip dhe anglisht (shkrim dhe folje).
• Kreativitet, sy për detajin dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
• Përvojë në sektorin e hotelerisë, turizmit ose lifestyle është një plus i madh.
• Disponueshmëri për të qenë prezent në hotel për xhirime dhe evente.
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
Recepsionist/e me Eksperience
Destiny Group Rruga Teodor Keko, Tiranë
Rruga Teodor Keko, Tiranë
Deri ne 90,000 Lek /mujore
