Shofer
Shofer
- 1 Vende Pune
- 86 Shikime
Oferta e pagës
Konkurruese
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë: Shofer
Qëllimi i Pozicionit
Të sigurojë transportin dhe dorëzimin e sigurt, korrekt dhe në kohë të mallrave te klientët, duke garantuar respektimin e procedurave të kompanisë, rregullave të qarkullimit rrugor dhe mirëmbajtjen e automjetit të vënë në dispozicion.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Transportimi dhe dorëzimi i mallrave te klientët, sipas planifikimit;
- Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave, duke garantuar kujdesin dhe integritetin e tyre;
- Kontrolli i dokumentacionit të transportit dhe dorëzimeve;
- Respektimi i itinerareve dhe orareve të përcaktuara;
- Kujdesi për automjetin dhe raportimi në kohë i çdo problematike;
- Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe procedurave të kompanisë;
- Bashkëpunimi me magazinën, logjistikën dhe departamentet e tjera përkatëse.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Të zotërojë leje drejtimi të vlefshme, kategoria B;
- Eksperienca e mëparshme si shofer, veçanërisht në transport dhe shpërndarje, përbën avantazh;
- Njohje e mirë e Tiranës dhe e rrjetit rrugor në Shqipëri;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim në punë;
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Gatishmëri për punë dinamike dhe fizike.
Çfarë ofron Megatek:
- Kontratë të rregullt pune;
- Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe profilit;
- Mjedis profesional dhe dinamik;
- Mundësi zhvillimi dhe stabilitet profesional
Fjale Kyçe
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
5 ditë më parë
5 ditë më parë
5 ditë më parë
5 ditë më parë