Shitës në Departamentin e Pajisjeve të Ndërtimit

Shitës në Departamentin e Pajisjeve të Ndërtimit

  •   1 Vende Pune
  • 63 Shikime

Oferta e pagës

Konkurruese

Për Freelancer

Jo

Afati i aplikimit

30-sht-2026

Përshkrimi i Punës

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin: Shitës në Departamentin e Pajisjeve të Ndërtimit

Qëllimi i Pozicionit:   

Shitësi është përgjegjës për ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve, këshillimin profesional mbi pajisjet e ndërtimit dhe realizimin e objektivave të shitjes.   

Detyrat dhe Përgjegjësitë:  

  • Mirëpret dhe asiston klientët në përzgjedhjen e produkteve
  • Ofron informacion dhe këshillim teknik mbi pajisjet e ndërtimit
  • Siguron prezantim dhe sistemim të rregullt të produkteve në departament
  • Ndjek dhe realizon objektivat e shitjes
  • Bashkëpunon me ekipin për përmirësimin e shërbimit ndaj klientit
  • Informon mbi ofertat, promocionet dhe produktet e reja

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në sektorin e ndërtimit)
  • Njohuri mbi materialet dhe pajisjet e ndërtimit (avantazh)
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
  • Orientim drejt shërbimit ndaj klientit
  • Aftësi për të punuar në ekip
  • Fleksibilitet dhe përkushtim në punë

Çfarë ofron Megatek:

  • Ambient pune profesional dhe dinamik
  • Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
  • Trajnime të vazhdueshme
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh
      

      MEGATEK S.A

    Autostrada Tiranë–Durrës, km 7   
    Tiranë, Shqipëri  

  • Shpërndaj postimin: