Punonjës për Karrocat

Punonjës për Karrocat

  •   1 Vende Pune
  • 75 Shikime

Oferta e pagës

Konkurruese

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin: Punonjës për Karrocat

Qëllimi i Pozicionit të Punës:

Të sigurojë sistemimin, disponueshmërinë dhe mirëmbajtjen e karrocave të hipermarketit, duke kontribuar në krijimin e një eksperience sa më të mirë dhe të organizuar për klientët gjatë blerjeve të tyre. 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Sistemimi dhe mbledhja e karrocave në ambientet e jashtme dhe të brendshme të hipermarketit;
  • Sigurimi që karrocat të jenë gjithmonë të disponueshme për klientët;
  • Mirëmbajtja e pastërtisë dhe rregullit në zonën e karrocave;

Kërkesat Kryesore:

  • Të jetë korrekt dhe i përgjegjshëm në punë;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Gatishmëri për punë fizike;
  • Eksperienca e mëparshme përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme.

Çfarë ofron Megatek:

  • Kushte të mira pune;
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues;
  • Mundësi punësimi afatgjatë.

Procedura e Aplikimit:

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: 

  • CV të detajuar

  Email:humanresources@megateksa.com
📞 Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492 

  • Shpërndaj postimin: