Punonjës Magazine
Punonjës Magazine
- 1 Vende Pune
- 70 Shikime
Oferta e pagës
Konkurruese
Për Freelancer
Jo
Afati i aplikimit
31-kor-2026
Përshkrimi i Punës
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin: Punonjës Magazine
Qëllimi i Pozicionit të Punës
Qëllimi i pozicionit të Punonjësit të Magazinës është të sigurojë menaxhimin korrekt dhe efikas të mallrave në magazinë, duke garantuar sistemimin, lëvizjen dhe kontrollin e produkteve sipas procedurave dhe standardeve të kompanisë, me qëllim mbështetjen e proceseve operative dhe ofrimin e një shërbimi cilësor.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Sistemimi dhe organizimi i produkteve në magazinë;
- Ngarkim/shkarkim i mallrave sipas procedurave të kompanisë;
- Kontrolli i mallrave në hyrje dhe dalje;
- Përgatitja e porosive sipas kërkesave të departamenteve;
- Mbajtja e magazinës në rregull dhe respektimi i standardeve të sigurisë;
- Bashkëpunim me ekipin për realizimin korrekt të proceseve operative.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Arsimi i mesëm / i lartë;
- Eksperiencë e mëparshme në magazinë përbën avantazh;
- Aftësi të mira organizative dhe bashkëpunuese;
- Gatishmëri për punë fizike dhe dinamike;
- Korrektësi dhe përgjegjshmëri në punë.
Çfarë ofron Megatek:
- Kontratë të rregullt pune;
- Ambient profesional dhe bashkëpunues;
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale;
- Pagesë konkurruese dhe benefite sipas politikave të kompanisë.
Procedura e Aplikimit:
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
Fjale Kyçe
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
1 javë më parë
2 javë më parë