Punonjës Magazine

Punonjës Magazine

  •   1 Vende Pune
  • 5 Shikime

Lloji i punonjësit

Full Time

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Përshkrimi i Punës

Qëllimi i pozicionit të Punonjësit të Magazinës është të sigurojë menaxhimin korrekt dhe efikas të mallrave në magazinë, duke garantuar sistemimin, lëvizjen dhe kontrollin e produkteve sipas procedurave dhe standardeve të kompanisë, me qëllim mbështetjen e proceseve operative dhe ofrimin e një shërbimi cilësor.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Sistemimi dhe organizimi i produkteve në magazinë;
  • Ngarkim/shkarkim i mallrave sipas procedurave të kompanisë;
  • Kontrolli i mallrave në hyrje dhe dalje;
  • Përgatitja e porosive sipas kërkesave të departamenteve;
  • Mbajtja e magazinës në rregull dhe respektimi i standardeve të sigurisë;
  • Bashkëpunim me ekipin për realizimin korrekt të proceseve operative.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Arsimi i mesëm / i lartë;
  • Eksperiencë e mëparshme në magazinë përbën avantazh;
  • Aftësi të mira organizative dhe bashkëpunuese;
  • Gatishmëri për punë fizike dhe dinamike;
  • Korrektësi dhe përgjegjshmëri në punë.

Çfarë ofron Megatek:

  • Kontratë të rregullt pune;
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues;
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale;
  • Pagesë konkurruese dhe benefite sipas politikave të kompanisë.

Procedura e Aplikimit:
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: 

  • CV të detajuar

  Email: humanresources@megateksa.com;
📞 Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492 

  • Shpërndaj postimin: