Ndihmes Kuzhiniere
Ndihmes Kuzhiniere
- 1 Vende Pune
- 50 Shikime
Oferta e pagës
Paga me marrëveshje
Për Freelancer
Jo
Afati i aplikimit
31-dhj-2026
Përshkrimi i Punës
Pozicion i lire puneNdihmes Kuzhiniere
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE
Pozicioni: Ndihmëse Kuzhiniere
Shoqëria DION-AL SHPK njofton hapjen e një vendi të lirë pune për pozicionin Ndihmëse Kuzhiniere, në kuadër të ofrimit të shërbimit të kateringut pranë Njësisë së Sigurisë Publike, Tiranë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndihma në përgatitjen dhe përpunimin paraprak të produkteve ushqimore.
- Larja, pastrimi dhe sistemimi i produkteve dhe lëndëve të para.
- Ndihma në përgatitjen e vakteve ushqimore sipas udhëzimeve të kuzhinierit.
- Mirëmbajtja e pastërtisë dhe higjienës në ambientet e kuzhinës.
- Sistemimi dhe pastrimi i pajisjeve dhe mjeteve të punës.
- Zbatimi i rregullave të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
Kriteret e kërkuara:
- Të jetë e përgjegjshme dhe korrekte në kryerjen e detyrave.
- Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Përvoja e mëparshme në kuzhinë ose në shërbimin katering përbën avantazh.
Kushtet e punës:
- Vendi i punës: Njësia e Sigurisë Publike, Tiranë.
- Orari i punës: Me turne, sipas grafikut të përcaktuar.
- Ditë pushimi: 1 ditë në javë.
- Numri i vendeve vakante: 1 (një).
Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, kontaktoni në numrin:
+355 68 55 53 813
Fjale Kyçe
- Shpërndaj postimin:

