Menaxher Shitjesh (italisht)
Menaxher Shitjesh (italisht)
- 1 Vende Pune
- 8 Shikime
Eksperienca
Me Ekperience
Lloji i punonjësit
Full Time , Pune ne Zyre , Fundjava PushimPozicioni
Junior
Oferta e pagës
50,000 Lek - 100,000 Lek /mujore
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Kompania jonë në fushën e turizmit dentar kërkon Menaxher Shitjesh me eksperiencë në komunikim telefonik me klientë. Detyra përfshin këshillim, prezantim ofertash, ndjekje deri në mbylljen e shitjes dhe arritjen e objektivave mujore. Kërkohet aftësi shumë e mirë komunikimi, orientim drejt rezultateve dhe njohuri e gjuhës italiane. Ofrojmë ambient profesional dhe bonus sipas performancës.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i kërkesave hyrëse dhe kontaktimi i klientëve potencialë
- Konsulencë telefonike mbi trajtimet dentare dhe paketat e turizmit dentar
- Prezantimi i ofertave dhe negocimi i kushteve
- Ndjekja (follow-up) e vazhdueshme deri në mbylljen e shitjes
- Bashkëpunimi me stafin klinik dhe operacional për të garantuar eksperiencë cilësore për klientin
- Arritja e objektivave mujore të shitjeve
Kërkesat:
- Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në shitje telefonike ose konsulencë)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindjeje
- Orientim i fortë drejt objektivave dhe rezultateve
- Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës
- Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane (e folur dhe e shkruar)
Ne ofrojmë ambient profesional pune, mundësi zhvillimi në karrierë dhe sistem motivues shpërblimi bazuar në performancë.
Nëse mendoni se jeni personi i duhur për këtë rol, aplikoni dhe bëhuni pjesë e ekipit tonë!
Aftësi
- Shpërndaj postimin: