Marketing informues B2B - Anglisht dhe Spanjisht (bilingual)
Marketing informues B2B - Anglisht dhe Spanjisht (bilingual)
- 1 Vende Pune
- 42 Shikime
Eksperienca
Pa eksperience
Lloji i punonjësit
Pune ne ZyrePozicioni
Junior
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Përshkrimi i Punës
Sun Ballast, lider në zgjidhjet inovative për sistemet fotovoltaike, është në kërkim të një profesionisti/e energjik/e dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë të marketingut B2B dhe për të ndihmuar në zgjerimin e pranisë sonë në tregun Europian
Çfarë do të bëni në këtë rol:
- Do të jeni kontakti i parë me klientët europian, përmes telefonit, emailit dhe platformave të tjera.
- Do të prezantoni vlerën e zgjidhjeve tona inovative dhe si ato mund të përmirësojnë bizneset e klientëve tanë.
- Do të mirëmbani dhe përditësoni të dhënat në sistemin tonë të brendshëm, duke siguruar saktësi maksimale.
- Do të bashkëpunoni ngushtë me ekipin për të garantuar një përvojë pozitive për çdo klient dhe funksionim efikas të proceseve të back office.
Kualifikimet që kërkojmë:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze & spanjolle (niveli B1-B2), në të shkruar dhe të folur.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi kohe.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi analitike.
- Aftësi komunikuese dhe dëshirë për të punuar në një mjedis ndërkombëtar.
Çfarë ju ofrojmë:
- Kontratë pune e rregullt, sipas legjislacionit shqiptar.
- Pagesë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar.
- Fundjavë pushim (e shtunë dhe e diel).
- Drekë falas në restorantet tona partnere.
- Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.
Aftësi
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
Marketing Informues B2B - Gjuha italiane
Hitjob 1. Tirana,
1. Tirana,
Paga e negociueshme
Pune ne Zyre