Sherbim Klienti - Makina

Sherbim Klienti - Makina

  •   1 Vende Pune
  • 18 Shikime

Eksperienca

3 Vite

Lloji i punonjësit

Pune ne Zyre

Pozicioni

Specialist

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Afati i aplikimit

06-sht-2026

Përshkrimi i Punës

Specialisti/ja i/e Shitjeve Online është përgjegjës/e për komunikimin me klientët përmes kanaleve online dhe telefonit, prezantimin e produkteve/shërbimeve dhe ndjekjen e kërkesave deri në realizimin e shitjes. Pozicioni synon të sigurojë një eksperiencë profesionale për klientët dhe të kontribuojë në rritjen e shitjeve të kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Komunikon me klientët përmes rrjeteve sociale, WhatsApp-it, telefonit dhe kanaleve të tjera online.
  • Përgjigjet në kohë ndaj pyetjeve dhe kërkesave të klientëve.
  • Identifikon nevojat e klientëve dhe prezanton produktet ose shërbimet më të përshtatshme.
  • Jep informacion të saktë mbi produktet, çmimet, ofertat dhe kushtet e shitjes.
  • Ndjek klientët potencialë nga kontakti i parë deri në finalizimin e shitjes.
  • Përdor teknika negocimi dhe bindjeje për të realizuar objektivat e shitjeve.
  • Regjistron dhe mban të organizuar informacionin, kërkesat dhe porositë e klientëve.
  • Ndjek statusin e porosive dhe koordinon me departamentet përkatëse.
  • Ndërton dhe ruan marrëdhënie profesionale me klientët ekzistues dhe potencialë.
  • Bashkëpunon ngushtë me Drejtorin e Shitjeve për ndjekjen e klientëve dhe mundësive të reja.
  • Raporton mbi komunikimet, kërkesat dhe shitjet e realizuara.

Kërkesat:

  • Eksperienca e mëparshme në shitje online, shitje, shërbim klienti ose pozicione të ngjashme përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë.
  • Aftësi të mira negocimi, bindjeje dhe finalizimi të shitjeve.
  • Njohuri të mira në përdorimin e rrjeteve sociale, WhatsApp-it dhe platformave të komunikimit online.
  • Të jetë person i/e artikuluar, i/e organizuar dhe korrekt/e.
  • Orientim drejt klientit, rezultateve dhe arritjes së objektivave.
  • Aftësi për të menaxhuar disa kërkesa dhe komunikime njëkohësisht.
  • Qasje profesionale, pozitive dhe energjike ndaj klientëve.

Orari i punës:

E Hënë – E Premte: 09:00 – 17:00
E Shtunë: 09:00 – 13:00
E Diel: Pushim
Ditët e festave: Sipas llojit të festës dhe organizimit të kompanisë.

Paga: 500 € neto + bonus për çdo shitje.

Fjale Kyçe
  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme