Magazinier
Magazinier
- 1 Vende Pune
- 22 Shikime
Eksperienca
Me Ekperience
Lloji i punonjësit
Full Time , Pune ne Terren , Turn ParaditeOferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Afati i aplikimit
18-mar-2026
Përshkrimi i Punës
EVEREST I.E është në kërkim të kandidatëve të përshtatshëm për pozicionin: Magazinier
Detyrat
- Pranimi i mallrave në magazinë, kontrolli fillestar dhe regjistrimi i hyrjes në sistem.
- Sistemimi i mallrave në hapësirat e caktuara duke siguruar përgatitjen e shpejtë të porosive.
- Kryerja e veprimeve në sistem, shoqërimi i porosive me faturat përkatëse.
- Koordinimi i veprimeve me departamentet e tjera (Shitje,Logjistikë,Financë) për dërgimin e porosive sipas specifikave të kërkuara.
- Inventarizimi i gjendjes së magazinës sipas nevojës.
- Merr pjesë në inventarizimet e planifikuara ose të paplanifikuara për verifikimin e gjendjes së mallrave në mjetet e agjentëve të shitjes.
- Pranimi i mallrave të kthyera nga klientët, skadencat, produktet e dëmtuara. Regjistrimi i veprimeve në sistem.
- Koordinimi i veprimeve të mirëmbajtjes së magazinës dhe zbatimi i kërkesave higjieno-sanitare.
- Kujdeset për verifikimin e produkteve që kanë nevojë për pajisjen me kundër-etiketa në gjuhën shqipe dhe organizon punën për stickerimin e tyre.
- Koordinon dhe mbikëqyr aktivitetin ditor të magazinës dhe punonjësve ndihmës duke caktuar detyrat përkatëse.
Kualifikimet
- Njohuri të mira të drejtimit të pirunit elektrik ose diesel.
- Të paktën 2-3 vite eksperiencë pune si magazinier ose profile të ngjashme.
- Arsimi i mesëm ose i lartë.
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Aftësi në organizimin e punës dhe stafit në ngarkim.
Te interesuarit te dergojne CV-ne e tyre ne adresen info@everestie.com ose ne numrin e tel +355 69 406 9735.
- Shpërndaj postimin: