Junior/Associate Accountant,

Junior/Associate Accountant,

  •   1 Vende Pune
  • 126 Shikime

Lloji i punonjësit

Full Time , Pune ne Zyre , Turn Mbasdite

Pozicioni

Junior

Oferta e pagës

Paga e negociueshme

Për Freelancer

Jo

Afati i aplikimit

31-mar-2026

Përshkrimi i Punës

EZ-CRETE, një kompani lider në SHBA në industrinë e prodhimit të betonit të parapërgatitur (precast concrete), është në kërkim të një Junior/Associate Accountant, me fokus në inventar dhe transaksionet e lidhura me blerjet, për t’iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë.    
Ky rol është ideal për një person që dëshiron të zhvillojë aftësi në kontabilitetin operacional, veçanërisht në ndjekjen e fazave të inventarit, duke bashkëpunuar dhe koordinuar detyrat e përditshme me ekipet e brendshme për të siguruar që zinxhiri i furnizimit me lëndë të parë të jetë i sinkronizuar dhe të përmbushë nevojat e prodhimit.    
Gjithashtu, do të mbështesni operacionet tona duke monitoruar dhe mirëmbajtur nivelet e stokut, duke asistuar në aktivitetet e përditshme të blerjes, si dhe duke mbajtur të sakta regjistrimet e inventarit, përfshirë dokumentacionin dhe analizën e diferencave kur është e nevojshme.    
 

Çfarë do të bëni:​

Do të punoni ngushtë me ekipin e operacioneve dhe të financës për të:  

  • Procesuar ndërtimin e artikujve (Item Builds) dhe për të verifikuar kostot e sakta të prodhimit
  • Monitoruar Bill of Materials (BOM) dhe për të siguruar që ndërtimi i artikujve të reflektojë vlerën e saktë
  • Monitoruar dhe ndjekur nivelet e inventarit për të mbështetur nevojat e prodhimit
  • Lëshuar dhe ndjekur me saktësi porositë e blerjes (Purchase Orders) dhe pranimet e artikujve në baza ditore
  • Ndjekur vazhdimisht furnitorët për afatet e dorëzimit
  • Marrë pjesë në kontrollin e cilësisë dhe sasisë së inventarit për të garantuar standardet e kompanisë
  • Përgatitur dhe analizuar rakordimet e inventarit, bazuar në kontrollimet ciklike të përditshme
     

Çfarë kërkojmë:​

  • Diplomë (ose në vitin e fundit) në Financë, Biznes, Ekonomi ose Supply Chain
  • Njohuri të mira në Excel dhe Microsoft Office
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi të mira organizative
  • Interes për proceset e inventarit, prokurimit dhe zinxhirit të furnizimit
  • Aftësi komunikimi në gjuhën angleze
  • Disponibilitet orari 14:00 - 22:30


Çfarë ju ofrojmë:

  • Kontratë pune e rregullt, sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pagesë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar.
  • Fundjavë pushim (e shtunë dhe e diel).
  • Drekë falas në restorantet tona partnere.
  • Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.
Aftësi
Anglisht
  • Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme

1. Tirana,

Paga e negociueshme

Pune ne Zyre, Turn Mbasdite

1. Tirana,

Paga e negociueshme

Full Time, Pune ne Zyre, Fundjava Pushim

2 Aplikim(e)

Lead Generation Specialist B2B

Hitjob 1. Tirana,

1. Tirana,

Paga e negociueshme

Full Time, Pune ne Zyre, Fundjava Pushim, Italisht

1 Aplikim(e)

SAP TM Consultant

Hitjob 1. Tirana,

1. Tirana,

Paga e negociueshme

Full Time