DREJTOR I SHITJEVE ENTERPRISE (DSHE)
DREJTOR I SHITJEVE ENTERPRISE (DSHE)
- 1 Vende Pune
- 126 Shikime
Eksperienca
5 Vite
Pozicioni
Senior
Oferta e pagës
Paga e negociueshme
Për Freelancer
Jo
Afati i aplikimit
30-nën-2026
Përshkrimi i Punës
Kërkohet punesimi i Drejtor të Shitjeve Enterprise, me eksperiencë të konsoliduar në drejtimin e ekipeve të shitjes, zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët strategjikë, ku prioritet janë ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata, identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe realizimi i objektivave të shitjeve
ITD sh.p.k. eshte nje kompani Distributore e Teknologjive IT, te prodhuesve nderkombetare si HP, Dell, Lenovo, Cisco, Fortinet, Check Point, etj me mbi 30 vite eksperiencë në treg.
Klientët e ITD në segmentin Enterprise janë kompanitë System Integratore në IT dhe ato që shesin në B2B.
Kërkohet punesimi i Drejtor të Shitjeve Enterprise, me eksperiencë të konsoliduar në drejtimin e ekipeve të shitjes, zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët strategjikë, ku prioritet janë ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata, identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe realizimi i objektivave të shitjeve.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
Harton dhe zbaton strategjinë e shitjeve Enterprise, duke garantuar realizimin e objektivave dhe rritjen e qëndrueshme të biznesit.
Drejton, organizon dhe zhvillon ekipin e shitjeve, duke përcaktuar objektiva dhe monitoruar performancën.
Identifikon mundësi të reja biznesi, zgjeron portofolin e klientëve dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me klientët strategjikë dhe partnerët.
Mbikëqyr proceset e ofertimit, negocimit dhe kontraktimit, duke siguruar përputhshmëri me politikat tregtare të kompanisë.
Bashkëpunon me ekipet e produkteve dhe strukturat e tjera për zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike që përmbushin nevojat e klientëve.
Analizon tregun dhe konkurrencën, planifikon shitjet dhe identifikon mundësi për forcimin e pozicionit të kompanisë.
Monitoron rezultatet dhe raporton periodikisht pranë Drejtimit të Lartë mbi performancën, objektivat dhe zhvillimet e biznesit.
Bashkëpunon me strukturat e ITD Group për iniciativa strategjike dhe mundësi të reja biznesi në rajon.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:
Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
Minimumi 5 vite eksperiencë në menaxhimin e shitjeve, preferohet në sektorin IT, veçanërisht në produktet dhe zgjidhjet Server, Storage, Security etj.
Eksperiencë e dëshmuar në drejtimin dhe zhvillimin e ekipeve të shitjes.
Aftësi drejtuese, planifikimi, negocimi dhe vendimmarrjeje.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
Aftësi për të zhvilluar projekte komplekse, bashkëpunim të ngushtë me Presales dhe krijimi i mundësive të reja të biznesit me rishitesat.
ÇFARË OFROJMË:
Paketë konkurruese shpërblimi, në përputhje me nivelin drejtues të pozicionit dhe eksperiencën profesionale.
Skemë atraktive bonusesh, e bazuar në objektiva të qarta dhe në performancën individuale e të ekipit.
Mundësi zhvillimi profesional, trajnime të specializuara dhe certifikime.
Angazhim në projekte strategjike në industrinë e Teknologjisë së Informacionit.
Benefite te tjera nga kompania
SI TË APLIKONI:
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në në adresën: humanresources@itd-al.com
Subjekti: Drejtor i Shitjeve Enterprise (DSHE)
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e mëtejshme do të kontaktohen.
Shënim – Politika e Privatësisë: ITD sh.p.k. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet përkatëse nënligjore për përpunimin e të dhënave të kandidatëve për punë.
Aftësi
- Shpërndaj postimin:
Punë të ngjashme
Technology Marketing Specialist
IMS (InfoSoft Management Services)
Paga e negociueshme
Full Time, Pune ne Zyre, Fundjava Pushim, Anglisht
4 muaj më parë
Praktikant/e në Marketing, Digital Marketing & Design
IMS (InfoSoft Management Services)
Paga me marrëveshje
Part Time, Anglisht
Jurist/e - (Kontrate me afat)
IMS (InfoSoft Management Services)
70,000 Lek - 100,000 Lek /mujore
Full Time, Pune ne Zyre
