Content Creator

Content Creator

  •   1 Vende Pune
  • 48 Shikime

Eksperienca

Me Ekperience

Lloji i punonjësit

Full Time

Pozicioni

Specialist

Oferta e pagës

Konkurruese

Për Freelancer

Jo

Afati i aplikimit

19-dhj-2026

Përshkrimi i Punës

Kërkojmë një person kreativ, energjik dhe të apasionuar pas rrjeteve sociale, i cili do të jetë përgjegjës për krijimin, zhvillimin dhe publikimin e përmbajtjeve kreative për platformat digjitale të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Krijimi i ideve dhe koncepteve kreative për postime, Instagram, TikTok.
  • Realizimi i fotove dhe videove për produktet, shërbimet dhe aktivitetet e kompanisë.
  • Krijimi i përmbajtjeve vizuale dhe videove tërheqëse.
  • Shkrimi i teksteve (captions) dhe përshkrimeve për postimet.
  • Menaxhimi dhe publikimi i përmbajtjeve në rrjetet sociale.
  • Ndjekja e trendeve të fundit në Instagram, TikTok dhe platforma të tjera.
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për zhvillimin e strategjive kreative.
  • Monitorimi i performancës së përmbajtjeve dhe propozimi i ideve të reja.

Kualifikimet dhe aftësitë

  • Kreativitet dhe aftësi të mira komunikimi.
  • Njohuri në përdorimin e Instagram, TikTok dhe Facebook.
  • Njohuri në programe si Canva, CapCut ose programe të ngjashme.
  • Organizim, përgjegjësi dhe respektim i afateve.
  • Eksperienca e mëparshme në këtë fushë përbën avantazh.

Çfarë ofrojmë?

  • Ambient kreativ dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • Hapësirë për ide dhe projekte të reja.
  • Pagë konkurruese, sipas eksperiencës dhe aftësive.

    Nëse je kreativ/e, ke pasion për rrjetet sociale dhe dëshiron të kthesh idetë në përmbajtje që tërheq vëmendjen, presim aplikimin tënd!

     

  • Shpërndaj postimin: